Kukësi-Kamza, Xhelal Mziu ironizon Safet Gjicin: Gjithmonë del në vend të dytë

Publikuar tek: sport, më 23:41 06-11-2017 Kukësi-Kamza, Xhelal Mziu ironizon Safet Gjicin: Gjithmonë del në vend të dytë

Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ditën e sotme i ftuar në emisionin “Procesi sportiv”, Top Channel, ku ka folur për përballjen e Kukësit ndaj Kamzës.

Duke folur për sfidën Mziu nuk i ka kursyer ironitë për presidentin e klubit të Kukësit, Safet Gjici.

Mziu i ka kujtuar Gjicit humbjen në garën elektorale në vitin 2015-të duke thënë se i pëlqen të dalë në vendin e dytë.

“Gjicin e njihja edhe para se të kandidonte për bashkinë e Kamzës. Ishte koha kur ai ishte bërë pjesë e futbollit, por renditej gjithnjë i dyti. I thashë: mos u mërzit, se i dyti do dalësh edhe në këtë garë! Fundja vendi i dytë është vend nderi për ty… Në fakt ai e humbi garën sepse i fitova unë zgjedhjet”, ka thënë Mziu i ftuar në “Procesin Sportiv”, tha Xhelal Mziu. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona apo Real Madrid? Edhe skuadra italiane interesohet për Coutinho
»
Article Logic
Execution time: 0.021456003189087
array(1) { ["section"]=> string(82) "kukesi-kamza-xhelal-mziu-ironizon-safet-gjicin-gjithmone-del-ne-vend-te-dyte-98620" }