Safet Gjici presidenti i Kukësit, ka kërkuar tre pikët në tavolinë dhe dënimin e ekipit të Laçit, pas dhunës që shpërtheu dje në këtë stadium në ndeshjen e superligës mes dy ekipeve.
Gjici akuzon Federatën shqiptare, duke kërkuar që kjo e fundit të mos heshtë, por ti japë një përgjigje të fortë dhunës nëpër stadiumet shqiptare, pasi ky fenomen po merr përmasa të frikshme. Gjici ka shtuar se Ekipi i Kukësit po bën përgatitjet për ankimim, ndërkohë që nga ana tjetër ai i bën apel të gjithë tifozërisë kuksiane që të ruajë gjakftohtësinë, pasi Kukësi kërkon të luajë futboll dhe jo të bëjë luftë nëstadiumet e vendit. Është bërë, ankimimi në komisionin e disiplinës ku ndër të tjera Kukësika paraqitur provat, flimime dhe foto mbi dhunën e ushtruar.
Po ashtu, është paraqitur dhe një kopje e denoncimit që ka bërë Smajli në Prokurorinë e Kurbinit dhe kartelën mjekësore. Pritet që të mërkurën do të merret vendimi, përkëtë ndeshje.