Kukësi luan ndeshjen e kualifikimit në Champions, trajneri i Valletta-s me 'këmbë në tokë'

Publikuar tek: sport, më 19:43 16-07-2018 Kukësi luan ndeshjen e kualifikimit në Champions, trajneri i Valletta-s me 'këmbë në tokë'

Kukësi dhe Valletta në ndeshjen e parë në Champions League u ndanë në barazim 0-0 në "Loro Boriçi" dhe në ndeshjen kthyese trajneri i skuadrës malteze, Danilo Donçiç për ndeshjen e kthimit është shprehur se gjithçka është e hapur, pasi Kukësi mund të kalojë edhe me një gol në fazën tjetër.

“Paraqitja jonë në ndeshjen e parë ishte shumë pozitive por nuk kemi marrë një rezultat që të mburremi me të. Nëse do të më pyesni nëse jam i lumtur me barazimin 0-0, do të thosha jo. Sigurisht që do të kisha preferuar një 1-1 apo fitore, pasi nëse Kukësi shënon, ne duhet gjithmonë të bëjmë dy gola dhe nuk do të jetë e lehte pasi kemi përballë një ekip të mirë.

Skuadra u paraqit mjaft mirë javën e kaluar por pavarësisht krijimit të shumë shanseve, ne nuk mundëm të çonim topin në rrjetë. Ne tani kemi një mundësi tjetër për të korrigjuar këtë dhe shpresoj që të prodhojmë një performancë të njëjtë si në ndeshjen e parë, por këtë radhë duke fituar që të sigurojmë një kualifikim i cili do të ishte i rëndësishëm për klubin.

Filozofia ime që kur kam ardhur këtu te Valletta ka qenë gjithmonë që të bëjmë presing të lartë ndaj kundërshtarit dhe të luajmë futboll sulmues. Jam i lumtur që filozofia ime ka qenë efektive edhe në arenën europiane dhe jemi të vendosur të luajmë kështu ndaj kujtdo. Do të dalim në fushë të vendosur për të luajtur në sulm dhe do të jetë thelbësore që të shfrytëzojmë rastet, që të sigurojmë fitoren që duhet për raundin tjetër”, është shprehur trajneri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armand Duka flet për largimin nga FSHF-ja: Ja pse do ta merrja një vendim të tillë
Fitoi Botërorin, Mbappe përgjigjet Real Madridit: Jam 100 për qind i sigurt »
Article Logic
Execution time: 0.0043261051177979
array(1) { ["section"]=> string(94) "kukesi-luan-ndeshjen-e-kualifikimit-ne-champions-trajneri-i-valletta-s-me-kembe-ne-toke-128118" }