Kukësi "zgjohet" nga ëndrra, përfundon aventura europiane

Publikuar tek: sport, më 20:53 21-07-2016 Kukësi

Kukësi-Austri e Vjenës 1-4

Formacionet

Kukësi: Koliqi, Shameti, Malota, Mici, Hallaçi, Musolli, Lilaj, Karioka (46' Dvornekoviç), Latifi, Fukui (60' Guri), Rangel (33' Emini) Trajner: Hasan Lika

Austria e Vjenës: Almer, Rotpuller, Larsen, Filipoviç, Martshinko, Holzhauser (79' Vukojevic), Serbest, Venuto, Kehat, Kajode (70' Kvasina), Pires (79' Tajuri) Trajner: Torsten Fink

Gjyqtar: Vilhjalmur Thorarinson

Ndeshja nis vrullshëm ashtu siç pritej. Takimi luhet fort në mesin e fushës ku ka dyluftime të ashpra. Atmosfera ndizet më shumë edhe nga tifozët e shumtë në stadiumin "Elbasan Arena". Por megjithatë nuk mjafton kjo për Kukësin, pasi në minutën  e 13 do të heshtë të gjithë të pranishmit në impiantin e kombëtares shqiptare, duke kaluar në disavantazh. Kayode përfiton në zonë pas një mosmarrëveshje nga mbrojtësit e skuadrës së Kukësit, duke dërguar sferën në rrjetën e portës së Koliqit. Tekniku Lika kërkon të reagojë duke bërë menjëherë një ndryshim në formacion. Në lojë hyn Emini në vend të Rangel. Në minutën e 36 pikërisht edhe një herë Izair Emini ka një rast të artë për barazim. Pasi shmang mbrojtësin austriak, sulmuesi verilindor del i vetëm me portierin mik, por topi i goditur prej tij ndalet nga "gardiani" i Austrisë së Vjenës. Skuadra Kuksiane duket shumë e tensionuar, pasi nuk po del dot në lojën e tij. Lojtarët duken se po presin të mbyllet ky fraksion loje, për të shkuar në dhomat e zhveshjes. Kështu do të mbyllet kjo pjesë e parë në disavantazhin e një goli.

Pjesa e dytë e Kukësit është për t'u harruar, përsa i përket rezultatit. Ndeshja nis më mirë se e para për të besuarit e Hasan Likës ku afrohen shumë afër portës, por pamundur të shfrytëzojnë si duhet. Pikërisht në këtë fraksion lojë skuadra kuksiane do të pësojë dhe dy gola duke u shuar përfundimisht shpresat për një kualifikim të mundshëm. Në minutën e 58 Kayode do të shënojë golin e dytë personal dhe të dytin për Austrinë e Vjenës. Kurse në minutën e 67 Holzhauser shënon golin e tretë për miqtë. Verilindorët duken të lodhur dhe tashmë presin përfundimin e ndeshjes. Por për golin e nderit mendon kapiteni Rrahman Hallaçi, i cili në minutën e 78 shënon një gol të bukur. Kur u mendua që gjithcka është mbyllur në minutën 92 Martschinko vulos golin e katërt. Kështu do të mbyllet kjo ndeshje, duke përfunduar në këtë mënyrë edhe aventura europiane për Kukësin.

Burimi Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbolli i femrave, Livia Fekollari tregon frymëzimin ­
Josa zëvendëson Likën te Kukësi, zbulohen prapaskenat »
Article Logic
Execution time: 0.0046777725219727
array(1) { ["section"]=> string(60) "kukesi-zgjohet-nga-endrra-perfundon-aventura-europiane-47351" }