Kuksianët me çdo kusht pranë ekipit të tyre, refuzojnë të shohin ndeshjen nga TV

Publikuar tek: sport, më 18:58 08-04-2015 Kuksianët me çdo kusht pranë ekipit të tyre, refuzojnë të shohin ndeshjen nga TV

Ndeshja gjysmëfinale e vlefshme për Kupën e Shqipërisë mes Kukësit dhe Skënderbeut është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të dënimit të caktuar më parë nga FSHF për klubin verilindor. Megjithatë ky vendim i FSHF-së nuk i ka ndaluar tifozët kuksian që të jenë pranë ekipit të të tyre përgjatë 90 minutave të ndeshjes.

Ashtu siç shihet edhe në këto foto, një pjesë e mirë e tifozëve kanë refuzuar ta shohin ndeshjen nga televizioni, duke gjetur mënyra alternative për ta parë drejtpërdrejt atë. Çatitë e shtëpive apo sa do një hapësirë e vogël për të parë në drejtim të fushës është shfrytëzuar nga këta tifozë që nuk duan të qëndrojnë larg skuadrës së zemrës.

Kukësi u dënua me një ndeshje pa tifozë në Kupën e Shqipërisë, pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen çerekfinale ndaj Vllaznisë ku persona të paautorizuar u futën në fushë. 

Lexo edhe:

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi sheh finalen, Tirana barazon ndaj Laçit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kupa e Shqipërisë/ Kukësi sheh finalen, Tirana barazon ndaj Laçit
Dy standardet e UEFA-s/ Dhunë në stadium e Rusia merr pikët, Shqipëria u dënua »
Article Logic
Execution time: 0.025227069854736
array(1) { ["section"]=> string(84) "kuksianet-me-cdo-kusht-prane-ekipit-te-tyre-refuzojne-te-shohin-ndeshjen-nga-tv-8181" }