Kullë e re me 26 kate në Tiranë, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen (DETAJET)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:40 13-12-2017 Kullë e re me 26 kate në Tiranë, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen (DETAJET)

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sipas axhendës 17 vendime të reja por në sy bie një nga projektet që ka marrë vëmendje të gjerë i njohur si “Eyes of Tirana”.

Këshilli ka dhënë miratimin e tij për lejen zhvillimore për subjektin Concord Investments sh.p.k që do të jetë edhe subjekti që do të zbatojë projektin. Me këtë hap të kaluar tashmë ndërtimi duket se do të nisë në vitin 2018 ashtu sikurse jepet edhe  në faqen e EDIL Al grup ku bën pjesë edhe Concord Investments sh.p.k.

Projekti “Eyes of Tirana”

“Eyes of Tirana ndodhet në qender të kryeqytetit dhe është një nga projektet më ambicioze të Masterplanit për Tiranën. Projektimi është vepër e një prej studiove më të mëdha daneze dhe është konceptuar sipas stilit të arkitektit Henning Larsen, me qëllim që të theksojë stilin arkitektural të qytetit. Maja e kullës, që hapet si lule, sfidon gravitetin. Atriumet kanë pamjen e një syri nga ka marrë dhe këtë emër. Fillimi I punimeve parahsikohet në vitin 2018. Ka një sipërfaqe totale prej 55.444 m2 nga të cilat 2.421 m2 (në 4 nivele) zonë hotelerie. Zonë restorantesh 600 m2, hapësirë zyrash për qera:13.354 m2 (4 kate), zonë për apartamente:          6.836 m2 (4 kate)” thuhet në faqen zyrtare të Edil AL.  Në total projekti parashikon 26 kate për Eyes of Tirana.

Projekte të tjera TAP dhe merakta e Beratit

KKT ka miratuar edhe një leje zhvillimi për objekt që do të zbatohet nga Shushica sh.p.k të njohur si New Building ndërsa është dhënë edhe një leje ndërtimi për objektin polifunksional Berat Trande që parashikon ndërhyrjen në Meraktën e qytetit nga subjekti Berat-Trade sh.p.k.  Po kështu janë miratuar edhe leje zhvillimore komplekse për projektin e gazsjellësit TAP si dhe ndryshime në Planin Kombëtar Sektorial për këtë projekt.

Më poshtë lista e plotë e vendimeve të marra ditën e martë (12 dhjetor 2017) nga KKT:

Për miratimin e ndryshimit të tretë në Planin Kombëtar Sektorial për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për miratimin e ndryshimit të tretë të Lejes Zhvillimore Komplekse për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i impjantit 110 kV i Nënstacionit Laç 2 dhe Rikonstruksioni i Linjës TL 110 kV, Laç 1 – Laç 2”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i nënstacionit të Komanit 400 kv”, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtëpitë zëvendësuese për sistemimin e familjeve të prekura nga ndërtimi i Hec Moglicës, Bashkia Maliq”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Devoll Hydropower” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Jetoni”, në përroin e Tuçepit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Mireshi”, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drin i Zi”, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gerti” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 5 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Telekom Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerimi i rrjetit të komunikimeve elektronike të operatorit “Vodafone Albania” nëpërmjet shtimit të antenave për 7 stacione bazë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin “Eyes of Tirana”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Neë Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Z. Arben Xhaferri dhe subjekt ndërtues “Shushica” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hyrja Qendrore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT).

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt polifunksional Berat Trade, Bashkia Berat”, me subjekt zhvillues “Berat Trade” sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Pikë shitje me pakicë të karburanteve dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në rrugën nacionale Tiranë-Durrës, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Leje për shtyrjen e afatit dhe miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 1, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, Rruga e Durrësit”, me zhvillues Znj. Arba Merkoçi dhe subjekt ndërtues shoqërinë “2T” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 10.11.2017 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vedore”, i ndryshuar.monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24802303314209
array(1) { ["section"]=> string(91) "kulle-e-re-me-26-kate-ne-tirane-keshilli-kombetar-i-territorit-miraton-lejen-detajet-102912" }