“Kumanova”, Bushati kërkon hetim ndërkombëtar

Publikuar tek: politike, më 18:23 14-05-2015 “Kumanova”, Bushati kërkon hetim ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ka folur dhe për çështjen “Kumanova”.

Bushati ka theksuar domosdoshmërinë e një hetimi ndërkombëtar, për të qartësuar në mënyrë të plotë dhe transparente atë që ndodhi fundjavën e shkuar në vendin fqinj. 

Duke nënvizuar faktin që çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë, ai ftoi që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës Euro-Atlantike të Maqedonisë. 

Bushati tha gjithashtu se harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është thelbësore për stabilitetin demokratik dhe për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Socialiste sulmon Halim Kosovën: Si e ngriti klinikën 2.6 milionë euro?
Grida Shina (Duma), KQZ merr vendimin për kandidaten e Durrësit »
Article Logic
Execution time: 0.024010896682739
array(1) { ["section"]=> string(48) "kumanova-bushati-kerkon-hetim-nderkombetar-11190" }