Kumanova/ Leskaj në Asamblenë e KiE: Kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike

Publikuar tek: politike, më 11:53 23-05-2015 Kumanova/ Leskaj në Asamblenë e KiE: Kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike

Valentina Leskaj zv.Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KIE ,gjatë fjalës së mbajtur  në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të KiE,  duke folur për ngjarjet në Kumanovë tha se mungesa e transparencës rreth asaj që ndodhi në Kumanovë e bën edhe më të vështirë situatën dhe sidomos zgjidhjen e saj

.

"Zhvillimet dramatike në Kumanovë kanë dhunuar normalitetin, dhe marrëdhëniet etnike të cilat mbeten delikate sa kohë që marrëveshja e Ohrit mbetet pjesërisht e zbatuar. Nga ana tjetër mungesa e transparencës rreth asaj që ndodhi në Kumanovë e bën edhe më të vështirë situatën dhe sidomos zgjidhjen e saj. Ende nuk ka një informacion të plotë mbi atë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, me identitetin e të vrarëve apo të të ndaluarve nga autoritetet vendase.Ndërkohë gjuha e urrejtjes, duhet të zëvendësohet nga angazhimi për të respektuar të drejtat e njeriut, ligjin, lirinë e shprehjes me qëllim që të vendoset besimi te institucionet. Duhet adresuar rrënjët e problemit të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve, mungesën e transparencës, lirinë e shprehjes .

Më tej leskaj shtoi se paragjykimet etnike nuk ndihmojnë, përkundrazi janë kundërproduktive.

Kush beson në këtë sallë, se ata disa mijëra njerëz dolën në protestë prej shqiptarëve. Ndaj kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë etnike. Kjo qasje nuk është e mirë për stabilitetin e vendit, nuk është e mirë për gjithë rajonin. Përpjekjet për ta kthyer krizën politike në etnike nuk i shërben stabilitetit.Çdo vend i rajonit duhet të japë kontributin e vet pozitiv dhe ne jemi të gatshëm për këtë", deklaroi Leskaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: Qeveria po bën cubin me opozitën, do të japë llogari për dhunën
Gjinushi ashpërson akuzat ndaj ish-aleatit Rama: Mos përdor kundër nesh mjete, që përdoreshin kundër teje më 2011 »
Article Logic
Execution time: 0.049160003662109
array(1) { ["section"]=> string(92) "kumanova-leskaj-ne-asamblene-e-kie-kriza-politike-nuk-duhet-te-kthehet-ne-krize-etnike-11791" }