'Kumarxhiu' i Carlo Goldoni-t, sjell në Shkodër për herë të parë një shfaqje të “Comedia dell’arte”, premierë në 3, 4 e 5 qershor në teatrin 'Migjeni'

Publikuar tek: kulture-art, më 08:52 30-05-2019 'Kumarxhiu' i Carlo Goldoni-t, sjell në Shkodër për herë të parë një shfaqje të “Comedia dell’arte”, premierë në 3, 4 e 5 qershor në teatrin 'Migjeni'

Në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës për herë të parë në Shqipëri po vihet në skenë një “ Comedia dell’arte”. Falë një bashkëpunimi të këtij teatri me Institutin Italian të Kulturës është arritur që “Kumarxhiu” i Carl Goldonit të bëhet pjesë e repertorit të këtij teatrit.

Në regji të regjisorit të njohur nga Venecia Michele Modesto Casarin. Shfaqja do jepet premierë me datën 3 qershor. Regjisori shprehet për punën në Shkodër, por edhe për zhanrin që ai sjell për publikun shkodranë dhe shqiptar e jo vetëm.

" Është  një  punë e rëndësishme për mua, sepse për herë të parë në Shqipëri bëhet një shfaqje e Comedia dell’arte. Është një krenari për mua, që kam mundësi të punoi në një qytet si Shkodra, që ka shumë ngjashmëri me Venecian. Zgjodha këtë tekst që godet  së tepërmi, ludopatinë-varësinë nga lojërat e fatit. Që për fat të keq është një problem edhe sot, që shumë e cilësojnë si sëmundje. Puna që unë bëjë është krejtë e ndryshme me atë që kam parë se si punohet në Shqipëri. Është teatër ndryshe, unë nuk synoj të ndryshojë aktorët, por synimi im është që të zhvillohet diçka brenda tyre. Një punë shumë intensive që të përgatitemi dhe besoj se është arritur diçka. Shpresoj që publiku të qeshin shumë por edhe të mendoj shumë pasi të dalin nga shfaqja”.

Maskat janë punuar enkas për këtë shfaqje nga mjeshtri Stefano Peroçco di Meduna, ndërsa është shqipëruar nga Zija Vukaj. Kostumet dhe skenografia nga Adnan Kastrati. Me interpretimin e  Simon Shkreli (Pantalone, Meniko), Linda Jarani( Rozaura), Indri Qyteza-Shiroka (Florindo), Fritz Selmani (Beatriçe), Vladimir Doda (Lelio), Jozef Shiroka( Tiburcio), Merita Smaja (Gandolfa), Zyliha Miloti "Mjeshtër i Madh"(Kolumbina), Pjerin Vlashi (Brigela). Muzike është live ku skena e teatrit “Migjeni” shëndërrohet herë në kabare e herë në kazino, nën interpretimin e mrrekullueshëm të Rrezarta Smaja dhe të muzikantëve të teatrit “Migjeni” në fizarmonikë: Ilir Zoga, në klarinetë: Namik Jahja, në kitarë: Bled Doçi dhe në bateri: Fatmir Mesi.

Sinopsis i shfaqjes

“Shfaqja tregon për Florindon, kumarxhiun, i rrëmbyer nga vesi I kumarit, ai bie në duart e Tiburcit një mashtruesi profesionist. Tek bixhozi gjen shkatërrimin e tij, humb të fejuaren Rozauren, të dashuren Beatriçe, vetëm ndërhyrja e plakut Pantalone, që shtrëngon Lelion, ortakun e Tiburcit, ti kthej një pjesë të parave të fituara me mashtrim, që do e Florindon të shpëtoj nga rreziku I martesës me Gandolfen, motren e të njëjtit Pantalone, përveç se është e vjetër, është edhe halla e çmendur e Rozaures. “Kumarxhiu” (Venecia 1750) është një nga komedit e  Carlo Goldoni-t që është lënë pas dore, gabimisht, pasi edhe sot mbartë në vetë  një aktualitet tronditës, me një tekst të radhë, por pak e vlerësuar në traditen teatrore italiane. Varësia nga bixhozi, apo lojrat e fatit, që përfaqësohen përmes maskave të pa këndëshme, ka qenë një tema shumë e rrahur në Europen e shekullit të XVIII-të, aktuale edhe në ditët e sotme. Bixhozi, shkruante Carlo Goldoni, e çon njeriun në një gjendje të mjerueshme, bixhozxhinjët mendjen e tyre e kanë të hutuar nga shpresa, të urryer kur fitojnë, qesharak kur humbin, pa miq, të sëmurë, të pakujdesëshëm, tradhëtar të vetes dhe të familjes. Një portretizim I pamëshirshëm, që përveç stigmatizimit të vesit, e zvesh plotësisht psikologjinë e atij që bixhozin e ka bërë mënyrë jetese,  përditshmëria e një bixhozxhiu është një realitet I keq që sillet vetëm nëpër ato vende ku vetëm humbet paranë, dashurinë dhe dinjitetin. Një komedi e idhët, që të bënë te qeshësh por mbi të gjitha të bënë të mendosh”.

Kush është Michele Modesto Casarin?

“Regjisor, aktor dhe docent I Commedia dell’Arte. Ka luajtur shumë role kryesore në shfaqjet e Commedia dell’Arte, por edhe në shfaqje të zhanreve të ndryshme. Bashkëpunëtor I eksponentëve më të rëndësishëm të Commedia dell’Arte si Carlo Boso, Eugenio Allegri, Enrico Bonavera, Stefano Peroço di Meduna. Ka qenë student I personaliteteve të rëndësishme të teatrit kombëtar Italian dhe atij ndërkombëtar si A. Vasiliev, E. Montanari e M. Martinelli, C. Ronconi, P. Maçarinelli. E fillon karrieren e tij profesionale në Teatrin TAG të Venecias, nën drejtimin e Carlo Boso, duke marrë pjesë në shumë produkcione teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare nga viti 1990 deri në vitin 1993. Në vitin 1995 është bashkëthemelues I kompanisë teatrore Pantakin, të vetmit realitet profesionist teatral në Venecia e njohur edhe nga Ministria e Kulturës Italiane. Vazhdon studimet e tij duke u diplomuar dhe specializuar në kursin e Teatro Stabile del Veneto në 1999. Si actor ka luajtur në shfaqjet e Teatro Stabile Del Veneto, nën drejtimin e Giuseppe Emiliani, Luca De Fusco, Stefano Pagin dhe Damiano Michieletto. Edhe pse një aktor ai nis e I përkushtohet më shumë regjisë, duke zhvilluar iden e tij të eksperimentimit në Maskë, që e aplikon edhe në mësimdhënie. Regjisor I shumë shfaqjeve, ndër të cilët edhe “Il Corvo, favola in maschera”, bashkëprodukcion I Teatro Stabile del Veneto, Biennale di Venezia  dhe  Pantakin, duke fituar çmimin Agis “Luanin e artë” si shfaqja më e mirë në Edicionin e 38-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Bienalen e Venecias”. Shfaqja “L’ultima casa”( dramatizuar nga Tiziano Scarpa), nga 2007 vazhdon të jetë pjesë e Festivalit të Bienales së Venecias, si dhe I është dhënë çmimiChi è di scena” për adaptimin më të mirë të një teksti goldonian.  Me shfaqjenVillan People, la solita malastoria”  në 2014-ten fiton çmimin  “Fersen” për Regji. Ka punuar në shumë qytete të ndryshme të Italisë dhe jashtë saj. Është pedagog në disa akademi arti. Në 2018-en, pas 10 viteve përvojë në Rumani si regjisor nis bashkëpunimin me Universitetin Kombëtar të Artit Teatral dhe Kinematografikë të Bukureshtit ­(UNATC), si pedagog për ciklin e dytë të studimeve “Master I pedagogjisë”, duke u bërë edhe anëtar I Komitetit Shkencor të Universitetit.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

5.jpg

6.jpg

7.jpg

8.jpg

9.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026240110397339
array(1) { ["section"]=> string(148) "kumarxhiu-i-carlo-goldoni-t-sjell-ne-shkoder-per-here-te-pare-nje-shfaqje-te-comedia-dell-arte-premiere-ne-3-4-e-5-qershor-ne-teatrin-migjeni-166245" }