Kumbaro, Ademi dhe Çela nën “shënjeshtër”: Tre gra mediokre më në fund bënë një punë përsëmbari, pyetën tutorët e tyre dhe...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 11-03-2017 Kumbaro, Ademi dhe Çela nën “shënjeshtër”: Tre gra mediokre më në fund bënë një punë përsëmbari, pyetën tutorët e tyre dhe...

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejtoresha e TKOB Zana Çela dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi “më në fund e bënë një punë përsëmbari”.

Kështu shkruan gazetari Bledi Mane, duke iu referuar prodhimit të një gjëje të jashtëzakonshme: Kthimit në skenë të operës “La Traviata”.

KOMENTI I PLOTË: Nga Bledi Mane

TRE GRA MEDIOKRE MË NË FUND E BËNË NJË PUNË PËRSËMBARI!

Zana, Mirela, Voltana janë tri gra pa lidhje me njëra-tjetrën. Mediokriteti dhe paaftësia e tyre u lexohet në oratori, prakticitet dhe produktivitet por më në fund u mblodhen të treja bashkë dhe të sforcuara, prodhuan diçka qe ia vlen ta komentosh.
Zana, drejtoreshë e Operas nacionale ka frike nga Voltana se është kundërshtare politike e Edi Ramës, Edit që e bëri Zanën sërish drejtoreshë.
Voltana, kryebashkiake e Shkodres ka frikë nga Sali Berisha, Sala që nuk e duron dot Zanën ngaqë kjo e fundit për shkak interesash kurvëron majtas e djathtas mjafton t’i dale ndonjë lekë.
Mirela, kumbarja ministre e mediokritetit ka frikënga Zana se është shoqe e vjetër me Edi Ramën por ka frike dhe nga Voltana kundërshtarja politike e Edi Ramës.
Të treja këto gra me mangësi ne kurajo me së fundi pyeten tutorët e tyre dhe prodhuan dicka të jashtëzakonshme. I kthyen artin e vertete Shkodres se kultures duke ngjitur në skenë operën La Traviata dhe më në fund u ulën pranë njëra-tjetrës pa kompleksin gjinor dhe politik.
Voltana doli nga lagështia e çadrës, Zana doli nga myku i operas, Mirela vrau frikën e imponuar.
Por të tregohem i sinqertë, përsëri emancipimi femëror i këtij vendi në dorë burrash varet. Kësaj here Verdi, Berisha dhe Rama kuardisen këtë mesele por që ia vlejti. Tre burra, dy me dhe nje pa mjekër kopsiten dicka të bukur nëpërmjet tre grave pa mjekër por ju te dashur lexues mos më pyesni po Lul Basha ku ishte? Ju lutem shumë, i kishim boll tre gra mediokre. Nuk donim një tjetër të katërt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024405002593994
array(1) { ["section"]=> string(123) "kumbaro-ademi-dhe-cela-nen-shenjeshter-tre-gra-mediokre-me-ne-fund-bene-nje-pune-persembari-pyeten-tutoret-e-tyre-dhe-71534" }