Kumbaro: Cirku nuk do të zhvendoset

Publikuar tek: kulture-art, më 16:24 17-02-2015 Kumbaro: Cirku nuk do të zhvendoset

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e pyetur nga gazetarët ka thënë se Çadra e Cirkut Kombëtar do të qëndrojë aty ku është . Kjo përgjigje e saj vjen pas konfliktit të drejtuesve të cirkut me pronarin e truallit ku ndodhet aktualisht Çadra e Cirkut Kombëtar.

Ditën e djeshme u zhvillua edhe një protestë nga ana e drejtuesve të Cirkut për të kundërshtuar zhvendosjen e tij. Ata kërkuan kompensim për pronarin e truallit por kurrsesi të lëviznin prej andej.

“Garantoj publikun shqiptar që cirku nuk do ta ndërpresë në asnjë moment aktivitetin e tij dhe çadra do vazhdojë të jetë streha e cirkut kombëtar. Po ndjekim hapa në dy aspekte. Në aspektin juridik dhe në aspektin e përmirësimit të kushteve të cirkut që kemi një projekt në ndërtime e sipër. Aktiviteti i cirkut nuk do të cenohet në asnjë moment. Për këtë keni garancinë time”, -th ministrja Kumbaro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besnik Mustafaj: Lidhja e shkrimtarëve, një lloj vathe që kontrollohej nga Partia
Ndahet nga jeta Emanuele Giordano, ati që i dedikoi jetën studimeve arbëreshe »
Article Logic
Execution time: 0.021379232406616
array(1) { ["section"]=> string(39) "kumbaro-cirku-nuk-do-te-zhvendoset-3654" }