Kumbaro falenderon Braçen për taksën. Jep edhe një lajm shumë të mirë

Publikuar tek: politike, më 09:32 22-12-2015 Kumbaro falenderon Braçen për taksën. Jep edhe një lajm shumë të mirë

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro falenderon e gëzuar deputetin socialist Erjon Braçe. Një falenderim mes kolegësh për taksën, pas propozimit të tij.

Kumbaro jep edhe një lajm të gëzueshëm për dyfishimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga biletat shitur në institucionet kulturore.

“TAKSA PER KULTUREN !

Një lajm shumë i mirë për artin dhe kulturën!

Gjatë vitit 2014-2015 institucionet e kulturës kane dyfishuar të ardhurat në buxhetin e shtetit nga biletat e shitura, krahasuar me vitin 2013.

Përveç kësaj, në sitet e trashëgimisë e në muzetë kombëtare është trefishuar numri i vizitorëve krahasuar me vitin 2013.

Në projektligjin për Lojërat e fatit që qeveria paraqiti në Kuvend, përfshiu për të parën herë një taksë të dedikuar për kulturën, nga lotaria kombëtare.

Dje u aprovua në Kuvend ligji për Lojërat e fatit dhe u përfshi në të edhe propozimi i deputetit Erjon Braçe për të rritur taksën në favor të Kulturës nga të ardhurat vjetore jo vetëm të lotarisë kombetare por edhe të kazinove.

Faleminderit Erjon për mbështetjen!

Faleminderit të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që e votuan këtë propozim!’’, shkruan Kumbaro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takon familjen Mandil që shpëtuan shqiptarët gjatë holokaustit, ja historia e tyre (FOTO)
Majlinda Bregu tregon historinë e gjyqtares që i tha: ‘’Burri është burrë!’’. Fjalët e forta të deputetes demokrate »
Article Logic
Execution time: 0.031951904296875
array(1) { ["section"]=> string(74) "kumbaro-falenderon-bracen-per-taksen-jep-edhe-nje-lajm-shume-te-mire-28325" }