Kumbaro heq nga mbrojtja vilat e rrugës së Elbasanit, kjo ndërtesë do bëhet pallat 10-katësh

Publikuar tek: barometri, më 08:22 14-08-2018 Kumbaro heq nga mbrojtja vilat e rrugës së Elbasanit, kjo ndërtesë do bëhet pallat 10-katësh

S’kanë të ndalur skandalet e ministrisë së Kulturës. Ministrja Mirela Kumbaro heq nga mbrojtja Vilat e rrugës së Elbasanit. Kjo ndërtesë që shikoni në fotot, do të shndërrohet në një pallat 10 katësh.

 

Denoncimi është bërë nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që e cilëson si kriminal këtë veprim, në këmbim të parave e favoreve politike, siç shkruajnë mbrojtësit e kulturës. Ndërkaq, Forumi jep alarmin se të tjera vila të trashëgimisë, të cilat datojnë që nga periudha e monarkisë në Shqipëri, presin në zyrën e ministres, firmën e saj, për t’u shembur.

DENONCIMI I FORUMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Mirela Kumbaro heq nga mbrojtja Vilat e rrugës së Elbasanit.

Vila në foto do shndërrohet në pallat 10 katësh.
Ky veprim është në vazhden e veprimeve KRIMINALE të saj në këmbim të parave ose favoreve politike
Nëse doli para dy tre vjetëve, me gjithë drejtoreshën e monumenteve, duke u betuar se do të anullonte një leje të Bashës për prishjen e nje vile historike ngjitur me ambasaden Hollanzeze, tani është ajo vetë qe po autorizon shkatërrimin e vilave të mbrojtura në Tiranë.
Ky postim është edhe për ata qe ende nuk e kanë të qartë se pse ministrja më e dobët e kabinetit u rikonfirmua në detyrë nga Edi Rama. 
Vila të tjera të trashëgimisë së periudhës së Monarkisë ndodhen aktualisht mbi tryezën e saj dhe presin firmën për t’u shembur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033087968826294
array(1) { ["section"]=> string(98) "kumbaro-heq-nga-mbrojtja-vilat-e-rruges-se-elbasanit-kjo-ndertese-do-behet-pallat-10-katesh-131036" }