Kumbaro i fton në ministri, reagojnë menjëherë artistët: Ta kemi bërë një herë të qartë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:38 13-02-2018 Kumbaro i fton në ministri, reagojnë menjëherë artistët: Ta kemi bërë një herë të qartë

Menjëherë pas ftesës se i pret nesër ministri në një takim lidhur me debatin për zhvendosjen e teatrit, artistët i janë përgjigjur Mirela Kumbaros.

Në një prononcim për gazetarët, regjisorët Kastriot Çipi dhe Altin Basha thanë se ia kanë sqaruar edhe një herë tjetër ministres se takimin e kanë paracaktuar ata vetë, nesër (të mërkurën) në orën 4 në sallën e Teatrit Kombëtar.

“E presim neser në orën 16.00 në sallën e Teatrit Kombëtar. Ne ia kemi bërë të qartë ministres, kemi kërkuar dialog dhe është pranuar dialogu, i vetmi kusht që i kemi kërkuar është që debati të zhvillohet në sallën e Teatrit Kombëtar. Do e presim ministren, do e presim edhe në holl nëse salla nuk është e hapur”, u shpreh Altin Basha.

Më herët ministrja Kumbaro tha se me artistët janë në proces konsultimi, biseda me ta që kanë nisur prej ditës së djeshme. 

“Me artistst jemi në një proces konsultimi, disa prej konsultave kanë nisur që dje. I ftuam nesër në ministri me përfaqësues të sindikatës. Sqaroj se teatri do jetë në funksion me të gjitha parametrat dhe s’ka terren as për luftë, as për debate të ashpërsuara, Prandaj, nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por vetëm disa ndryshime”, u shpreh Kumbaro.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e artistëve për teatrin, reagon Mirela Kumbaro: S’ka terren për luftë, ju pres nesër në ministri
Fitoi Sanremon, Ermal meta mesazh ‘rrufe’ për gazetarët shqiptarë: Ju nuk dini asgjë nga jeta ime »
Article Logic
Execution time: 0.0042328834533691
array(1) { ["section"]=> string(92) "kumbaro-i-fton-ne-ministri-reagojne-menjehere-artistet-ta-kemi-bere-nje-here-te-qarte-110110" }