Kumbaro në një rrëfim ndryshe, gruaja e Furxhiut dhe nëna e dy fëmijëve: Politikën s’e kisha plan të jetës, ky është njeriu që më ftoi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 10-01-2018 Kumbaro në një rrëfim ndryshe, gruaja e Furxhiut dhe nëna e dy fëmijëve: Politikën s’e kisha plan të jetës, ky është njeriu që më ftoi

Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës, njëherazi deputete e qarkut të Gjirokastrës është shfaqur ndryshe këtë mëngjes në Vila 24.

Nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e gazetarit Aleksandër Furxhi, rrëfeu se politikën nuk  e kishte plan të jetës, por ishte kryeministri Edi Rama ai i cili e ftoi dhe e bëri pjesë të qeverisjes.

“Ministre u bëra shumë vonë në jetë, atëhere kur është konsoliduar ajo që quhet shtylla e ekzistencën intelektuale e emocionale e njeriut. Është një investim shumë i gjatë, një pjesë e të cilit është bërë nga familja ime dhe pastaj investimi im personal apo i rrethit shoqëror. Ç’ka është forcë e mendjes është pjesë e investimit tim të përjetshëm. Vendimi për t’u futur në politik ishte vendim i imi dhe i familjes, me pëlqimin e fëmijëve që kanë qenë pjesë e cdo vendimi.

Nëse jeta është private duhet të mbetet private. Fëmijët janë pjesë e jetës sime por pjesa publike ndërtohet me instuitucionet, publikun, parlamentin, opozitën... në këtë kontekst nuk është e lehtë, me mediet sociale kjo është shumë e vështirë. Presioni është shumë i madh. U futa në politikë pa e patur plan të jetës sime. Unë nuk u futa nga politika e mirëfilltë, u futa nga ekzekutivi. Kapiteni i skuadrës, kryeministri Edi Ra,a që ka të drejtën të zgjedhë është ai që bën ofertën për të qenë pjesë e kabinetit. Kaq e thjeshtë është. Nëse i kthehem vetes para vitit 2013, unë kam qenë shumë aktive”, u shpreh Kumbaro.

“Unë kam vetëm 5 vjet që jam në politikë, fëmijët e mi tashmë janë shumë të rritur. I kam përkushtuar pjesën më të madhe të jetës familjes, punës, edukimit dhe profesionit tim. Kur arrin disa objektiva, vjen momenti kur njeriu ndjen se ka shumë energji dhe ka shumë për të dhënë. Është një kohë e ekuilibruar mes rolit të nënës që e kam kryer në themelet e veta. Ata janë duke studiuar në fushën e drejtësisë. Mënyra si unë e kam bërë nënën, e kam hequr të drejtën e vetes për t’ju imponuar, sikurse askush s’më ka imponuar mua. Është një formë demokratike. Dëshirat e mia i kam që ata të jenë të zotët e vetes, të zgjedhin të bëjnë atë që dinë të bëjnë mirë”, tha Kumbaro.

MIrela-Kumbaro-1024x831_copy.jpg

ssss_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim tritoli në Pogradec, hidhet në erë varka në Volorekë
Publikohet LETRA IRONIKE e të internuarit nga kampi i Tepelenës për diktatorin (PIKANTE) »
Article Logic
Execution time: 0.019220113754272
array(1) { ["section"]=> string(138) "kumbaro-ne-nje-rrefim-ndryshe-gruaja-e-furxhiut-dhe-nena-e-dy-femijeve-politiken-s-e-kisha-plan-te-jetes-ky-eshte-njeriu-qe-me-ftoi-106058" }