Kumbaro nis sfidën e re: Koha për Lexim në gjithë Shqipërinë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:27 01-11-2018 Kumbaro nis sfidën e re: Koha  për Lexim në gjithë Shqipërinë

Për  të nxitur leximin te çdo moshë dhe kudo nëpër Shqipëri, Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim. Takimi i parë u zhvillua në qytetin e Kukësit, pikërisht për një simbolikë të veçantë që e sqaroi vetë ministrja Mirela Kumbaro.

 

"Takimi në Kukës është një ogur i mirë për ta çuar më tej në çdo cep të Shqipërisë këtë lëvizje. Asnjëhërë nuk është vonë për të lexuar një libër. Sikur secili prej nesh të bindë së paku një në një milion shqiptarët që gjatë vitit të shkuar s’kishin lexuar asnjë libër, i kemi bërë një shërbim shumë të mirë vendit, të tashmes dhe të nesërmes”, tha ministrja e Kulturës duke falenderuar më tej shkrimtarin Petrit Palushi për mbështetjen e klubeve të leximit në këtë qytet.

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë të gjithë Shqipërinë gjatë muajit nëntor, muaj që përkon edhe me Panairin e Librit.

45130787_1959020000833513_8407369181653106688_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bolero në vilën e pleqve” i Fatos Kongolit, bën bashkë në film aktorët Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa
»
Article Logic
Execution time: 0.020641088485718
array(1) { ["section"]=> string(66) "kumbaro-nis-sfiden-e-re-koha-per-lexim-ne-gjithe-shqiperine-139831" }