Kumbaro nxiton të urojë Ademin, e para nga ministret që i premton bashkëpunim

Publikuar tek: politike, më 08:22 24-06-2015 Kumbaro nxiton të urojë Ademin, e para nga ministret që i premton bashkëpunim Voltana Ademi dhe Keti Bazhdari

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka falenderuar dy gratë për fushatën qytetare që organizuan në bashikinë e Shkodrës. Në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale , ministrja Kumbaro shkruan se Dy zonjat vendosen një standard emancipues që rrallë ndonjë burrë ka dit me ia dhanë Shkodrës më parë. Ky është modeli i zonjave që konkurrojnë me aftesite e tyre dhe jo thjesht se u hapet nje vend në kuotat gjinore”. Ajo ka premtuar se bashkëpunimimi me kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës do të vijojë më tej për rivitalizimin e qytetit të Shkodrës.

“Dua të falenderoj Keti Bazhdarin për modelin e ri të fushatës duke e përkthyer politikën në gjuhën e qytetarisë shkodrane dhe për idetë e shkëlqyera që gjithmonë do t’i shërbejnë Qytetit ndonëse këte radhë nuk arritën të bashkojnë shumicën e shkodranëve.

Dua të uroj Voltana Ademin për fitoren dhe ta falenderoj që bashkë me Ketin treguan se Shkodrës nuk i mungon shpresa, se Shkodra di të përballet me tjetrin duke e respektuar dhe jo duke e fyer, se Shkodra di të ndërtojë dhe jo të përjashtojë. Dy zonjat vendosen një standard emancipues që rrallë ndonjë burrë ka dit me ia dhanë Shkodrës më parë. Ky është modeli i zonjave që konkurrojne me aftesite e tyre dhe jo thjesht se u hapet nje vend në kuotat gjinore.

Dhe tani që gara mbaroi, dua sinqerisht t’i uroj Voltanës, kryetares së re të Bashkisë së Shkodrës, mirëseardhjen në projektet tona të përbashkëta, sidomos në dy projektet madhore: Muzeu Marubi që tashmë ka filluar ndërtimin dhe Teatrin Migjeni restaurimi i të cilit po pret nënshkrimin e Voltanës! Punë të mbarë të përbashkët në rrugën e Kulturës!|”, përfundon postimi i ministres Kumbaro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fitorja pas 11 vitesh, deputeti Manja: Dibra s'është bastion i askujt përveçse bastion i mençurisë
Kryebashkiaku i Kukësit falenderon qytetarët: Ju që nuk më votuat i dhatë kuptim demokracisë së votës »
Article Logic
Execution time: 0.094769954681396
array(1) { ["section"]=> string(82) "kumbaro-nxiton-te-uroje-ademin-e-para-nga-ministret-qe-i-premton-bashkepunim-14511" }