Kunati i ministres së kulturës, drejtor i muzeut të Vlorës, por e ka lënë në rrënim…Denoncimi i gazetarit

Publikuar tek: kulture-art, më 10:53 29-10-2016 Kunati i ministres së kulturës, drejtor i muzeut të Vlorës, por e ka lënë në rrënim…Denoncimi i gazetarit Pamje e Muzeut Etnografik ne Vlore kete mengjes

Në 29 tetor 1908 u krijua Klubi Patriotik Kombëtar “Labëria” në një banesë në lagjen “Muradie”. Eshtë pikërisht gazetari i Vlorës, Ergys Alushi që raporton me foto “datëlindjen” e një muzeu të veçantë që sot është Muzeu Etnografik. 

Por edhe pse është 108 vjetori i krijimit të këtij muzeu, gazetari ngre shqetësimin se kjo godinë është në rrënim, dhe askush nuk kujdeset për historinë e saj.

“Muzeu është I harruar nga bashkia, përmbytet sa herë bie shi; nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka stenda për të ruajtur trashëgimninë kulturore që ndodhet aty, dhe nuk ka investime për të ruajtur veshjet e vjetra që po dëmtohen” raporton gazetari.

Dhe më pas vjen denoncimi.

“Këto nuk kanë ndryshuar edhe pse drejtor i këtij muzeu është prej shumeëmuajsh Kunati i ministres së kulturës, (e cila e mban në punë në Vlorë derisa t'i gjejë një punë të mirë në Tiranë), njeriu me tre poste në qytet, me familjen në Tiranë, pa asnjë vepër të tijën ne veglën muzikore të gërnetës. E si mund ta doje historine e Vlores njeriu që ndihet inferior për historinë e jetës dhe punës së tij?!” raporton gazetari Alushi, citon Newsbomb.al. 

muzeu1

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Hienat Bankare”, libri artistik ju tregon prapaskenat e bankave në raport me klientët
Alesia Dule, vajza shqiptare që fitoi çmimin e parë në Itali: “Ai është babai im”…Rrëfimi për emigrimin me anijen “Iliria” »
Article Logic
Execution time: 0.024407148361206
array(1) { ["section"]=> string(109) "kunati-i-ministres-se-kultures-drejtor-i-muzeut-te-vlores-por-e-ka-lene-ne-rrenim-denoncimi-i-gazetarit-57768" }