Kundërshtuan Velierën, Rama u jep mesazhin: Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar

Publikuar tek: politike, më 12:19 13-06-2018 Kundërshtuan Velierën, Rama u jep mesazhin: Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në qytetin e Durrësit ku prezantoi projektet për qytetin.

Në fjalën e tij, Rama shprehu një mesazh për ata që kundërshtojnë ndërtimin e Velierës.

“Veliera është një nga ato lëvizje që transformom jo vetëm një zonë por një qytet të tërë, shpresoj që maskarada të mbarojë dhe vitin e ardhshëm ta kemi gati. Turp i atyre që e kanë orkestruar po ashtu dhe ata që janë bërë palë me ata. Do vini me gjyslykë e kapele si diversantë për ta vizituar. Se kështu bënë edhe me parkun e lodrave në liqenin artificial të Tiranës. Kështu bënë edhe me qendrën e Tiranës, po ashtu edhe me stadiumin kombëtar,” tha Rama.

Gjithashtu Rama u shpreh se ekonomia nuk është në lulëzim por është në kthesë, dhe këtë e tregojnë se shifrat.

“Shqipëria në rajon ka bërë progresin më të madh në uljen e papunësisë, kemi arritur një rekord historik. Ne kemi një potencial të pafshrytëzuar që është turizmi.

Pediatria e Durrësit është një skandal, do i japim një fytyrë tjetër spitalit për të vegjëlit.

Në spitalin e Durrësit tani më është vendosur centrali i sterilizimit dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë.

Në Shqipëri bëhen afro 50 mijë operacione në vit, dhe na doli se gjysma e operacioneve janë me infeksione post-kirurgjikale për shkak të pajisjeve të pasterilizuara.

U fol për ujësjellësin, jam shumë i kënaqur për faktin që më në fund, në maj të vitit të ardhshëm do të ketë mbaruar odisea shumë vjeçare e këtij qyteti për ujë të pijshëm. Durrësi do të ketë sistemi uji cilësor. Jemi në një fazë ku po ndahemi nga hedhja e ujërave të zeza në det, ato tani janë të kanalizuara dhe jemi në fazën e dytë të ndërtimit të kanalizimeve dhe ka një ndryshim të ndjeshëm të cilësisë së ujit” tha Rama.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Incident në Durrës, qytetari i afrohet Ramës: Të lutem shumë, kam që në mëngjes... (POR SHIKONI Ç’NDODH)
Prishja e Teatrit Kombëtar, reagon Ilir Meta (DEKLARATA) »
Article Logic
Execution time: 0.22120594978333
array(1) { ["section"]=> string(107) "kundershtuan-velieren-rama-u-jep-mesazhin-do-vini-me-gjyslyke-e-kapele-si-diversante-per-ta-vizituar-124219" }