Kuotat gjinore - keqinformim apo keqkuptim i kryeministrit?

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:11 02-10-2015 Kuotat gjinore - keqinformim apo keqkuptim i kryeministrit?

Nga Afrim Krasniqi

Kryeministri Rama ne fjalimin zyrtar te mbajtur ne Samitin "Global Leader Woman” në New York, te iniciuar nga Presidenti kinez, Xi Jinping, deklaroi se "një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigand përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak.”

Fjalimi gjendet ne faqen zyrtare te kryeministrit ne adresen: http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/barazia-gjinore-thelbesore-per-zhvillimin

Ne fakt, te dhenat qe ofron kryeministri jane te gabuara. Ai, ose ka keqkuptuar nenet e Kodit Zgjedhor per kandidimin gjinor, ose ka perdorur gjysmen e te vertetes per te prezantuar nje realitet qe nuk nuk eshte i vertete. Konkretisht, sipas Kodit Zgjedhor eshte e vertete se ne zgjedhjet e fundit lokale listat e kandidimit per keshillat bashkiake ishin baras ne gjini, 50% me 50%, por kandidimi ka dallim nga produkti. Per pasoje, vetem ne dy keshilla bashkiake eshte arritur te realizohet balancimi gjinor. Ne 59 bashki te tjera ka deformim te madh, deri ne ekstrem (kemi disa bashki me vetem 1-2 gra/vajza ne keshillat bashkiake). Referuar te dhenave zyrtare ne zgjedhjet e fundit lokale u zgjodhen 560 keshilltare gra/vajza, ose 35% e numrit total te keshilltareve. Kjo kuote (35%) eshte shume larg nga kuota 50% qe referoi me mburrje kryeministri.

Kryeministri mund te mos dije detaje se cfare ndodh me zgjedhjet dhe keshillat bashkiake, por ai ka staf, ka parti, ka ministra, ka ministri perkatese, ka axhensi koordinimi dhe nese lexon 3 min edhe rrjet sociale ku ai eshte aktiv, ka te dhena te plota per raportet reale gjinore ne vend. Ai mund te beje gabime teknike ne llogaritje, por kur fjalise se tij i shton levdaten e pamerituar dhe te pa sens se ("jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë") lindin dyshime nese kemi te bejme me keqkuptim teknik apo kemi te bejme me manipulim te dhenash per te marre nje cmim e levdate te pamerituar, per ta shpallur Shqiperine politike te tij dicka qe nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk pritet te jete ne dekaden e ardhshme, - nje model gjinor udheheqes per Evropen!!! E thene ne krah te liderit kinez, i cili, ashtu si Tirana, theksoi se Kina eshte lider ne politikat gjinore duke dhene shifra gati te njejta si ne (ne fakt ne Kine nuk ka zgjedhje konkurruese, ndaj te gjithe emerohen dhe kuotat gjinore i ngjajne "suksesit" tone historik te vitit 1978), keqkuptimi apo keqinformimi i kryeministrit shqiptar eshte dy here i gabuar. I botuar ne faqen e tij zyrtare dhe i pakorrektuar nga stafi apo qeveria e tij prej 108 mije punonjesisht, perseri "dekorata" qe e vetshpall Shqiperine vend lider evropian eshte trefish e gabuar!

Detaje te tilla nuk kane rendesi te madhe ne debatin tone te brendshem. Tek ne media nuk lexon, politika nuk kupton, institucionet servilosen dhe nuk ka opinion publik. Por i cituar nga institucionet e huaja monitoruese dhe mekanizmat e tjere monotirues, prezantohemi jo serioze dhe leme shije te hidhur per kembenguljen tone absurde per ta qene pardje, dje e sot "busull orientuese" per Evropen!!! Per me teper, ku ne vertete jemi unik ne Evrope, por per dicka tjeter: qe i detyrojme grate deputete te japin me force doreheqje nga lista elektorale per tu lene vendin ca te forteve qe shefat e politikes i kane miq, i kane sponsor dhe i mbrojne më me fanatizem sesa avokatet e tyre ligjore. Gjithesesi uroj qe kryeministri ta pranoje gabimin (keqkuptimin ose keqinformimin) dhe te beje korrektimin perkates, si dhe e ftoj te marre nje kopje te raportit profesional te detajuar te hartuar nga Instituti i Studimeve Politike mbi pjesemarrjen dhe problematiken perfaqesuese te grave/vajzave ne zgjedhjet lokale 2015. Ia japim falas, dhe per kete nuk i duhet fature tatimore!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026992082595825
array(1) { ["section"]=> string(62) "kuotat-gjinore-keqinformim-apo-keqkuptim-i-kryeministrit-22188" }