Kupa/ Barazimi me Laçin, lojtarët e Tiranës: Kualifikohemi në ndeshjen e kthimit

Publikuar tek: sport, më 19:50 09-04-2015 Kupa/ Barazimi me Laçin, lojtarët e Tiranës: Kualifikohemi në ndeshjen e kthimit

Barazimi pa gola në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë midis Tiranës dhe Laçit, nuk e ka ulur entuziazimin në klubin bardheblu, ku lojtarët dhe tranjeri Magani shprehen të bindur për kualifikimin në finale.

“Tirana ka zhvilluar sot një analizë të detajuar për çfarë ka ndodhur në ndeshjen e barazuar me Laçin. Trajneri Gugash Magani i ka treguar lojtarëve çfarë nuk ka funksionuar në takmin e luajtur në ‘Qemal Stafa’. Tekniku i ka treguar lojtarëve se me karakter dhe grintë gjithçka mund të arrihet. Lojtarët kanë shprehur në unison se asgjë nuk ka përfunduar dhe se kanë besim se do ja dalin në ndeshjet e rradhës në kampionat dhe më pas do të shkojnë në Laç për tu kualifikuar. Përgjatë 45 minutave në ‘Skeënder Halili’, bardheblutë kanë analizuar çfarë kanë lënë pas dhe kanë folur gjithashtu edhe për çfarë duhet të ndryshojnë dhe përmirësojnë në takimet e rradhës ku do të vendosen fatet e sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit të Tiranës.

Barazimi në shtëpi ndaj Laçit, ia vështirëson punën skuadrës së Maganit për ndeshjen e kthimit, megjithatë duket se ekipi kryeqytetas do të luftoj deri në fund për të arritur finalen e Kupës së Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fifa, Italia del nga 10 ekipet kryesore, Shqipëria afrohet me 18 pikë
Sebino Plaku akuza klubit polak: Unë isha si skllav atje, më torturonin »
Article Logic
Execution time: 0.02606987953186
array(1) { ["section"]=> string(82) "kupa-barazimi-me-lacin-lojtaret-e-tiranes-kualifikohemi-ne-ndeshjen-e-kthimit-8299" }