Kupa e Euro2016 në duart e Dukës dhe De Biasit: Në Francë, jo për pushime

Publikuar tek: sport, më 23:29 11-12-2015 Kupa e Euro2016 në duart e Dukës dhe De Biasit: Në Francë, jo për pushime

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ndodhen në Francë si pjesë e delegacionit shqiptarë në shortin që do të hidhet nesër për Kampionatin Europian “Francë 2016”.

Duka dhe De Biasi nuk ia kanë kursyer vetes një foto me trofeun e ëndërruar dhe ndoshta kjo prekje do të jetë fatsjellëse për Kombëtaren tonë gjatë kampionatit europian.

Përpara nisjes për në Paris, Duka ka ritheksuar edhe njëherë se Shqipëria në qershor nuk do të shkojë në Francë për pushime. Sa i përket preferencave lidhur me shortin, Duka ka mohuar të ketë të tilla.

“Nesër do të hyjmë zyrtarisht në fazën e finaleve, duke njohur edhe kundërshtarët tanë. Sigurisht, janë të gjitha skuadra të forta që i kanë merituar finalet. Nuk bëhet fjalë për preferenca. Ne do të bëjmë Europianin tonë dhe po e përsëris, se në qershor, nuk do të shkojmë në Francë për pushime”, ka thënë kreu i FSHF-së.

Lexo edhe: Shorti/ Delegacioni shqiptar niset drejt Parisit, ja kush na përfaqëson

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ronaldo: Barcelona? Kurrë mos thuaj kurrë
Euro 2016/ Shqipëria ka shanse për kualifikim »
Article Logic
Execution time: 0.025582075119019
array(1) { ["section"]=> string(77) "kupa-e-euro2016-ne-duart-e-dukes-dhe-de-biasit-ne-france-jo-per-pushime-27560" }