Kupa e Italisë/ Milani fitore minimale, por sheh finalen

Publikuar tek: sport, më 23:38 26-01-2016 Kupa e Italisë/ Milani fitore minimale, por sheh finalen

Milani ka shuar "magjinë" e Alesandrias, duke fituar ndeshjen e vajtjes, luajtur në Torino, me rezultatin 1-0.

Ekipi surprizë i Kupës së Italisë ka eliminuar Xhenoan dhe Palermon, ndaj dhe trajneri Mihajloviç hodhi në fushë shumë titullarë, për të evituar surprizat e mundshme.

Alesandria luan 2 kategori më poshtë, por u mbrojt me disiplinë, ndaj dhe kuqezinjtë hasën vështirësi në krijimin e rasteve, shkruan Sportal.

Mario Baloteli e nisi si titullar, pas një periudhe të gjatë mungese, por sulmuesit i duhet më shumë kohë të gjejë formën e mirë, pasi në sfidën e sotme humbi raste "të arta".

Gjithsesi ka qenë "SuperMario" që i dhuroi avantazhin Milanit, duke shënuar nga pika e bardhë penalltinë e fituar nga mbrojtësi Antoneli pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Milani e uli ritmin pas pushimit, duke i lënë terren Alesandrias, e cila në pjesën e dytë ushtroi jo pak presion.

Hyrja në lojë e sulmuesit Niang "ngjalli" sërish sulmin e Milanit, ndërsa sulmuesi francez ishte i pafat, pasi pati një rast fantastik, i cili u ndal në shtyllë.

Minutat e fundit u kthyen në rutinë pasimesh, ndërsa Milani arriti të fitojë takimin e parë, duke iu falur penalltisë së Balotelit. Gjithsesi, me shpirtin e treguar në pjesën e dytë, Alesandria tregoi se asgjë nuk ka mbaruar ende dhe në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales nuk përjashtohen surprizat. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rey Manaj ikën nga Interi, huazohet te skuadra tjetër italiane
Një tjetër shqiptar në fokusin e Interit »
Article Logic
Execution time: 0.022297859191895
array(1) { ["section"]=> string(60) "kupa-e-italise-milani-fitore-minimale-por-sheh-finalen-31016" }