Kupa e Shqipërisë/ Kukësi dhe Partizani hipotekojnë kualifikimin, Apolonia ndal Tiranën

Publikuar tek: sport, më 18:27 04-02-2015 Kupa e Shqipërisë/ Kukësi dhe Partizani hipotekojnë kualifikimin, Apolonia ndal Tiranën

U luajtën 3 ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, kompeticioni i dytë futbollistik në Shqipëri për nga rëndësia.

Në Krujë Tirana u ndal në barazim 2-2 nga Apolonia. Fierakët kanë treguar se nuk janë më ekipi i fazës së parë duke vënë në vështirësi bardheblutë. Ndërkohë Kukësi ia ka marrë dorën Vllaznisë dhe e mund sërish në shtëpi me rezultatin e pastër 0-2 duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Në takimin tjetër, Partizani ka mposhtur 2-0 Laçin falë golave të Trashit dhe Bylykbashit. Të kuqtë e Duros presin të qetë ndeshjen tjetër. Ndeshjet e kthimit luhen pas 2 javësh më datë 18 shkurt.

 

Tirana – Apolonia 2-2 E spostuar në Krujë për shkak se “Qemal Stafa” nuk është ende gati, skuadra bardheblu eTiranës priste sot Apoloninë e Fierit. Trajneri Magani e filloi ndeshjen me ndryshime të mëdha ku kishtë lënë në stol një pjesë të mirë të titullarëve si Muzaka, Ndikumana dhe Elis Bakaj. Takimi fillon menjeherë me një ritem të lartë nga të dyja ekipet. Fierakët dukeshin të transformuar në krahësim me nga sa jemi mësuar t’i shohim deri tani. Skuadra e Mërgjyshit shfaqet rezikshëm dhe luan duke sulmuar vazhdimisht Tiranën. Kjo e fundit ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve dhe duket e paqartë në lojën e saj. Dimo, Uzuni dhe Ribaj i japin freksi sulmit të Apolonisë. Në minutën e 29-të vjen dhe goli që zhbllokon sfidën. Talenti berates, Uzuni jep një asis fantastik për Ribajn dhe ky e fundit del i pambuluar përballë portierit Bakaj duke realizuar dhe kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pas golit të shënuar, fierakët marrin edhe më shumë zemër dhe hidhen përsëri në sulm. Tirana e ka të vështirë të marrë frenat e lojës në dorëzim dhe duket e shpërqëndruar. Në minutën e 43-të, është lojtari më aktiv i Apolonisë, pikërisht Uzuni që reazlion një supergol duke dyfishuar shifrat. Me golin e dytë të shënuar nga fierakët, u mbyllën edhe 45 minutat e para.

Pjesa e dytë Ne fraksionin e dytë të kësaj sfide Tirana futet në fushë me një tjetër fytyrë. Bardheblutë arrijnë të gjejnë menjehrerë golin me anë të Mario Morinës që realizon dhe ngushton diferencat duke rihapur kështu sfidën dhe duke e bërë më interesante. Nga ana tjetër Apolonia nuk mendon për t’u mbrojtur por vazhdon të sulmojë. Ribaj dhe Uzuni duken rrezik konstant për Tiranën. Ndeshja ka një ritëm të lartë dhe ka raste për të dyja ekipet. Në minutën e 62-të, bardheblutë gjejnë edhe golin e barazimit. Është Karabeci që pas një kombinimi me Bushiç, gjuan fort dhe mposht portierin Cakoviç duke barazuar rezultatin. Goli i shënuar iu jep zemër bardhebluve të cilët tashmë duan ta fitojnë këtë takim pasi ka ende shumë minuta lojë. Edhe Apolonia nuk dorëzohet dhe vazhdon të sulmojë duke e berë më interesante ndeshjen. Duele të ashpra mes futbollistëve duke treguar se të dyja ekipet dëshironin fitoren në këtë takim. Tirana nuk pajtohet me barazimin dhe në minutat e fundit të ndeshjes rrit edhe më shumë presionin. Morina ka një mundësi të mirë në të 89-ën por sulmuesi nuk kodrinohet siç duhet. Me përpjekjet e dëshpëruara të Tiranës mbyllet ky takim duke lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në Fier.

 

Vllaznia – Kukësi 0-2 Duket qartë se skuadra e Kukësit ia ka marrë doren Vllaznisë. Verilindorët e nisin takimin menjëherë në sulm dhe gjejnë golin që në minutën e 2-të. Pas një krosimi të gjatë nga Smajli, Pero Pejiç kërcen më lart se të gjithë në zonë dhe shënon duke kaluar menjëhërë skuadrën e tij në avantazh. Ky gol i shpejtë nuk e trondit Vllazninë që hidhet menjëhërë në sulm dhe ka një mundësi mjaft të mirë me Sozën për të barazuar, por topi shkon në goditje kendi. Në momentin më të mirë të shkodranëve, shfaqet sërish Kukësi që fiton një penallti në minutën e 8-të. Goditjen e merr përsipër Lushtaku që nuk gabon dhe dyfishon rezultatin. 2-0 dhe Kukësi fiton qetësinë. Vllaznia nuk dorëzohet dhe hidhet në sulm për të shënuar golin që mund të rihapë sfidën. Shkodranët kanë disa mundësi të mira, por Soza shpërdoron. Kuksianët janë kthyer mbrapa duke u përpjekur të administrojnë rezultatin. Në shifrat 0-2 u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë Në 45 minutat e dyta Vllaznia duket më agresive duke sulmuar vazhdimisht Kukësin. Shkodranët hidhen menjeherë në sulm dhe përpiqen të shënojnë për të rihapur takimin. Në fraksionin e 10 minutave Vllaznia bën 4 goditje në drejtim të portës së Kukësit por topi kalon shumë pranë shtyllës pingule. Kukësi mendon për t’u mbrojtur duke administruar rezultatin dhe përpiqet të dalë me kundërsulme. Verilindorët kanë një mundësi të artë me Hysën por ky i fundit i vetëm më Selimajn bën më të vështirën duke e nxjerë topin jashtë. Sulmet e shkodranëve nuk shterojnë por Halilaj është në një ditë mjaft të mirë. Gilaman Lika ka një mundësi mjaft të mirë në minutën e 85-të por është sërish Halilaj që thotë “jo”. Me përpjekjet e shumta të Vllaznisë ndeshja shkon drejt fundit. Ekipi i Rainerit nuk ka mundur dot të shënojë qoftë edhe një gol pavarësisht se e kërkoi me ngulm. Kukësi mërr një fitore më mjaft vlera duke hipotekuar që në ndeshjen e pare çështjen e kualifikimit.

Partizani – Laçi 2-0 Në Fush-Krujë takimi nis vrullshëm nga të dyja ekipet. Partizani duket me një tjetër fytyrë krahësuar me ndeshjen e parë të luajtur para dy javësh në Laç. Të kuqtë gjejnë menjëhërë golin që në minutën e 8-të me autor Lorenc Trashin që kalon skuadrën e tij në epërsi. Ky gol shpejtë ka prekur gjendjen psikologjike të futbollistëve laçianë të cilët e kanë të vështirë te reagojnë dhe i lënë shumë hapsira kundërshtarit. Në minutën e 16-të vjen edhe goli i dytë për ekipin e Shpëtim Duros. Një aksion i nisur sërish nga këmbët e Trashit. Futbollisti gramshiot pason një top për Shabanin dhe ky i fundit shërben menjeherë për Bylykbashin. Mesfushori elbasanas godet menjëherë duke realizuar dhe duke dyfishuar shifrart. Në minutat në vazhdim Laçi ka probleme në organizim dhe nuk arrin të kërcënojë portën e Alban Hoxhës. Kurbinasit përpiqen të ndërtojnë aksione por ndeshin me rezistencën e mbrojtësave të Partizanit. Me avantazhin 2-0 të të kuqve, mbyllen edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtën histori, Partizani vazhdon të sulmojë duke kërkuar golin e tretë që do të vuloste përfundimisht fatin e këtij takimi. Laçianët përpiqen të reagojnë por sulmet e tyre thyhen pa nisur mirë. Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat duken të pajtuara me rezultatin e pjesës së parë. Laçi nuk ka fuqi për të reaguar dhe Partizani vazhdon të administrojë ndeshjen pasi i intereson rezultati. Ndeshja i drejtohet fundit dhe mbyllet gjithçka me fitoren 2-0 të Partizanit. Ekipi i Duros merr maksimumin nga sfida e parë duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysëmfinale.

 

*Panorama Sport

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 transferimet më të mira për merkaton e janarit
Xhaka drejt Fiorentinës? »
Article Logic
Execution time: 0.022910118103027
array(1) { ["section"]=> string(90) "kupa-e-shqiperise-kukesi-dhe-partizani-hipotekojne-kualifikimin-apolonia-ndal-tiranen-2338" }