Kupa e Shqipërisë, Kukësi fiton në Vlorë dhe sheh finalen

Publikuar tek: sport, më 21:07 06-04-2016 Kupa e Shqipërisë, Kukësi fiton në Vlorë dhe sheh finalen

Kukësi ka fituar lehtësisht ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar 2-0 në Vlorë, në një ndeshje që zgjati shumë pak, vetëm 20 minuta, aq sa iu deshën Kukësit për të shënuar dy gola të thjeshtë.

Flamurtari e shihte kupën si shpëtimin e sezonit, por realisht shpëtimi i sezonit tani është vetëm mbijetesa në Superiore, duke parë si kanë ecur gjërat, shkruan Sportal.

Kuqezinjtë u goditën shumë shpejt dhe golat në pjesën e parë i demoralizuan totalisht, duke mos gjetur më forcë për të çarë një Kukës që në aspektin mbrojtës ndoshta është skuadra më e mirë në Shqipëri, sidomos në 2-3 muajt e fundit.

Hasani e Shameti vulosën suksesin që e çon Kukësin praktikisht në finale, sepse Flamurtari në Kukës nuk ka marrë kurrë pikë këto vitet e fundit dhe nuk ëndërron më.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Wolfsburg nënshtron Realin, PSG barazon me Man. City
Liverpool shpëton në “ferrin” e Dortmund »
Article Logic
Execution time: 0.020781993865967
array(1) { ["section"]=> string(62) "kupa-e-shqiperise-kukesi-fiton-ne-vlore-dhe-sheh-finalen-37008" }