Kupa e Shqipërisë/ Kukësi sheh finalen, Tirana barazon ndaj Laçit

Publikuar tek: sport, më 15:15 08-04-2015 Kupa e Shqipërisë/ Kukësi sheh finalen, Tirana barazon ndaj Laçit

Janë luajtur sot dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku verlindorët e Kukësit kanë mundur të sigurojnë një fitore minimale por shumë të rëndësishme ndaj Skënderbeut në fushën e tyre. Ndryshe ka qenë situata për kryeqytetasit e Tiranës, të cilët nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçit.

Ndonëse me një stadium totalisht të boshatisur për shkak të dënimit, lojtarët e drejtuar nga Shaqiri, shënuan golin e parë dhe të vetëm në minutën e 6 me anë të Pejic, por që i mjaftoi për të marr një fitore të rëndësishme në këtë fazë. Skënderbeu e pati të pamundur që të shënonte së paku golin e barazimit dhe tashmë i mbetet të shpresojë për ndeshjen e kthimit në Korçë, ndërsa kuksianët panënvlerësuar ndeshjen e ardhshme e ndjejnë veten më parën finales.

Tirana e Maganit ka zhgënjyer në ndeshjen ndaj Laçit, ndërsa 90 minuta nuk mundur të shënojë qoftë edhe një gol çka do t’ia bënte më të lehtë punën në ndeshjen e kthimit. Kryeqytetasit nuk e shfrytëzuan siç duhet faktorin fushë, e për këtë duhet të përgatiten maksimalisht për ndeshjen e dytë në Laç, nëse duan ta shohin veten në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Lexo edhe:

Kuksianët me çdo kusht pranë ekipit të tyre, refuzojnë të shohin ndeshjen nga TV

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Granit Xhaka, oferta e re prej 16 milionë euro nga Atletiko për yllin kosovar
Kuksianët me çdo kusht pranë ekipit të tyre, refuzojnë të shohin ndeshjen nga TV »
Article Logic
Execution time: 0.020750999450684
array(1) { ["section"]=> string(68) "kupa-e-shqiperise-kukesi-sheh-finalen-tirana-barazon-ndaj-lacit-8164" }