Kupa e Shqipërise tabu për Skënderbeun, finalja luhet mes Kukësit dhe Laçit

Publikuar tek: sport, më 17:27 20-04-2016 Kupa e Shqipërise tabu për Skënderbeun, finalja luhet mes Kukësit dhe Laçit

Skënderbeu mund Laçin me rezultatin 2 – 1 por kjo nuk mjafton për të kaluar në finale të Kupës së Shqipërisë.

Bardhezinjtë i janë falur golit të fushës të shënuar nga Cetkoviç, që shënoi edhe në Korçë, duke zhvlerësuar dy golat e shënuar nga Progni e Latifi.

Në këtë mënyrë është Laçi në finalen e Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi e do këkrojë ta mbrojë këtë kompeticion sërish ndaj Kukësit.

Pjesa e parë.Skënderbeu dominon lojën në 45 minutat e para teksa e nis ndeshjen në sulm, por nuk arrijnë të mposhtin dot portierin Selmani pavarësisht rasteve të paraqitura.

Sinjalin e parë e jep Progni me anë të një goditje dënimi, por topi devijohet nga një prej mbrojtësve miq.

Më pas është rasha e Renatinjos dhe Plakur që tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës, por deri në fun dtë pjesës së parë nuk ka asnjë gol të shënuar.

Pjesa e dytë.Ndreu lëviz nga pankina duke hedhur në fushë Shetën për Buljan, ndërkohë që vendasit kërkojnë golin dhe e gjejnë atë në minutën e 54-t me anë të Prognit.

Por avantazhi i korçarëve nuk ka zgjatur, pasi Cetkoviç tre minuta më pas arrin të barazojë rezultatin në 1 – 1.

Sulme të njëpasnjëshme të korçarëve teksa i afrohen golit me anë të Latifit, Plakut dhe Prognit dhe në minutën e 79-të Skënderbeu shënon golin e fitores, por goli Cetkoviç në Laç, dhe ai i sotshmi në Korçë kualifikoi kurbinasit për të dytin vit radhazi në finale.


Kukësi kalon në finale të kupës për të tretin vit radhazi pasi ka mundur edhe në ndeshjen e dytë ekipin e Flamurtarit me rezultatin e pastër 2 – 0 me gola të shënuar nga Emini dhe Flores.

Ndeshja e parë midis këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me rezultatin 0 – 2 me gola të Hasanit e Shametit, dhe në këtë mënyrë Kukësi mbetet në kërkim të trofeut të parë të rëndësishëm.

Pjesa e parë.Kukësi hyn në fushë me sigurinë që i ofron rezultati i ndeshjes së parë, ndërkohë që miqtë nga Vlora përpiqen gjatë gjithë pjesës së parë për të shënuar golin që do të hapte kualifikimin.

Ndeshja është mjaft e fortë, por pa shumë raste, kjo për shkak se të dyja skuadrat luajnë kujdesshëm në prapavijë dhe lejojnë pak hapësira.

Ka disa tentativa të pasakta nga distanca, ndërsa të tjera janë ndalur shpesh nga mbrojtësit. Pjesa e para mbyllet me rrejta të paprekura, me vlonjatët që tentojnë me Alvesh në aksionin e fundit, por portieri Koliçi është në gatishmëri dhe nuk lejon golin.

Pjesa e dytë.Ramadani guxon dhe hedh në sulm Da Silvën për mbrojtësin Çerkini dhe vlonjatët tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës por e kanë të pamundur të depërtojnë mbrojtjen vendasve.

Goli i parë i këtij takimi do të vinte në minutën e 70-të, pas një penalltie të fituar nga Flores dhe të ekzekutuar saktë nga sulmuesi Emini.

Vendasit kanë mundësinë të shënojnë golin e dytë me anë të Biringuetës por portieri Halilaj shpëton miqtë, por në minutën e 82-të është Flores që dyfishon rezultatin i cili nuk ndryshon deri në fund të takimit.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deutsche Welle shkruan për abuzimin klubit polak me lojtarin nga Shqipëria
Të drejtat për “Serie A”, gjobiten dy televizione me 55 milionë euro »
Article Logic
Execution time: 0.02341103553772
array(1) { ["section"]=> string(80) "kupa-e-shqiperise-tabu-per-skenderbeun-finalja-luhet-mes-kukesit-dhe-lacit-38188" }