Kupa/ Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Tirana gjysmëfinalistet, Partizani jashtë

Publikuar tek: sport, më 19:45 18-02-2015 Kupa/ Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Tirana gjysmëfinalistet, Partizani jashtë

Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Tirana janë gjysëmfinalistet Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

Korçarët fituan 3-1 ndaj Flamurtarit në shtëpi, duke siguruar në këtë mënyrë dhe u kualifikimin, ndërsa Kukësi barazoi pa gola me Vllazninë, gjithsesi ky barazim i siguroi kalimin në raundin tjetër.

Ndërkohë ndeshja mes Laçit dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren 3-0 të kurbinasve. Të kuqtë eleminohen mes turpit nga Kupa e Shqipërisë duke mos arritur dot të administrojnë dot rezultatin 2-0 të ndeshjes së pare.

Në sfidën e fundit midis Apolonisë dhe Tiranës ka përfunduar me fitoren 3-0 të kryeqytetasve. Tirana është skuadra e fundit që siguroi biletën për fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Ndeshjet çerekfinale:

Skënderbeu – Flamurtari 3-1 (4-2)

Kukësi – Vllaznia 0-0 (2-0)

Laçi – Partizani 3-0 (3-2)

Tirana – Apolonia 3-0 (5-2) 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekipet kosovare në kompeticionet europiane?!
Champions/ Real Madrid sheh çerekfinalen »
Article Logic
Execution time: 0.023066997528076
array(1) { ["section"]=> string(77) "kupa-skenderbeu-kukesi-laci-dhe-tirana-gjysmefinalistet-partizani-jashte-3762" }