Kupa, Tirana do përballet me Laçin, Skënderbeu do të përballet me Kukësin

Publikuar tek: sport, më 12:53 23-03-2015 Kupa, Tirana do përballet me Laçin, Skënderbeu do të përballet me Kukësin Ne nje nga ndeshjet Skenderbeu-Tirana

Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë. Sipas shortit, Tirana do të përballet me Laçin ndërkohë që Skënderbeu do të përballet me Kukësin për kupën e Shqipërisë. 

Ndeshjet janë shumë të forta, ndërkohë që të gjitha këto ekipe janë në 5 vendet e para të superligës që luhet në kampionat.

Ndeshjet e para sipas shortit do të luhen në datën 8 prill, ndërkohë që ato të kthimit do të luhen dy javë më vonë.

Edhe pse ekipet vijnë shpesh me humbje dhe me fitore, duket se ndeshjet për Kupën janë të rëndësishme, sidomos për ekipet e Laçit, Tiranës e Kukësit. Skënderbeu vazhdon të tregojë një performancë shumë të mirë edhe në kampionat. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet shorti i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë
De Biazi: Me Armeninë do të luajmë për fitore. Po edhe ata, kanë ekip të fortë »
Article Logic
Execution time: 0.0041780471801758
array(1) { ["section"]=> string(76) "kupa-tirana-do-perballet-me-lacin-skenderbeu-do-te-perballet-me-kukesin-6697" }