Kupat e Europës, UEFA përjashton ekipet kosovare

Publikuar tek: sport, më 19:41 01-06-2016 Kupat e Europës, UEFA përjashton ekipet kosovare

UEFA i ka dhënë një goditje të madhe ekipeve kosovare të Superligës. Institucioni i futbollit europian ka vendosur të përjashtojë për sezonin 2016-2017 ekipet kosovare nga gara në Champions League dhe Europa League, e shkak për këtë janë bërë kushtet skandaloze të stadiumeve.

Edhe më herët ka pasur paralajmërime për këtë vendim të UEFA-s, i cili është bërë zyrtar duke zhgënjyer të gjithë futbolldashësit në Kosovë.

Ferronikeli si kampion i Superligës ishte parashikuar të merrte pjesë në ndeshjet paraeleminatore të Champions League, ndërsa Prishtina në ato të Europa League.

Tashmë klubeve kosovare u duhet të punojnë shumë përgjatë një viti në përmirësimin e infrastrukturës në mënyrë që të shmanget një tjetër penalizim për sezonin 2017-2018. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja përfundon stërvitjen në Austri, do niset drejt Italisë
Përfaqësuesja e Kosovës nisë stërvitjen në Gjermani, përgatitet për miqësoren »
Article Logic
Execution time: 0.025151968002319
array(1) { ["section"]=> string(53) "kupat-e-europes-uefa-perjashton-ekipet-kosovare-42157" }