Debati për kuponin tatimor - Tërhiqet qeveria, deputetë të mazhorancës rrëzojnë draftin

Publikuar tek: politike, më 08:01 28-10-2015 Debati për kuponin tatimor - Tërhiqet qeveria, deputetë të mazhorancës rrëzojnë draftin

Ashpërsimi i masave ndëshkimore për rastet e konstatimit të kontrabandës kanë shkaktuar përplasje mes maxhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të ligjeve.

Shkak janë bërë propozimet e qeverisë për ndryshimet në kodin penal ku parashikohet heqja e dënimeve me gjobë, duke lënë në fuqi vetëm aplikimin e dënimit me burg për të gjithë kontrabandistët, si dhe punonjësit e doganave apo tatimeve që nxisin këtë fenomen duke i shkaktuar një dëm të madh financiar buxhetit të shtetit.

Për maxhorancën, aplikimi i masave është i nevojshëm për dekurajimin e fenomenit. Për ministren e Shtetit, Ermonela Felaj, nuk është e rëndësishme sasia e mallit që futet kontrabandë, në një kohë kur vepra penale është konsumuar. “Pasoja nuk ndikon në vlefshmërinë e veprës. Nuk ka rëndësi nëse fut një maune apo një arkë. Vepra penale është konsumuar. 5 ditë burgim është zëvendësuar me 1 milion lekë gjobë”, tha ajo, transmeton “Shqip”.

“Nuk jemi kundër qëndrimit të prerë ndaj paligjshmërisë. Administratori nuk mund të marrë përgjegjësinë e një individi. Kur një punonjës i papërgjegjshëm nuk pret kupon tatimor, përgjegjësia penale i kalon administratorit. Ne do të furnizonim një situatë absurde pa të drejtë”, tha Petrit Vasili lidhur me masat për shkeljet me kuponin tatimor. 

Debati në Komision:

Petrit Vasili: Na thoni sa është niveli i kontrabandës që na bën të nevojshëm ndërhyrjen. Nëse kemi të dhëna rritje ok, ndryshe arsyetimi hyn në vështirësi.

Ermonela Felaj: Referuar raportit të Prokurorit të Përgjithshëm ka rritje kontrabanda.

Fatmir Xhafaj: Na sillni statistika për të vendosur për arsyetimin.

Bashkim Fino: Ne ju themi biznesmenëve punoni në kushte të barabarta, pa informalitet dhe kontrabandë. I ndershmi dëmtohet nga kontrabandisti. Opozita mbështet kontrabandistët. Në jëmi kategorikë me të gjithë, ne nuk duam kontrabandë fare. Ndaj po ashpërsojmë kodin. Mos bëni lojëra fjalësh me ne se i dashkemi të gjithë në burg. Nuk merren të gjithë qytetarët me biznes. Merren disa njerëz ndaj mos luani me terma.

Eduart Halimi: Nëse qëndron ky neni 5 që parashikon 5-10 vjet burg atëherë kalojmë te vrasjet, kjo është absurde.

Oerd Bylykbashi: Pra burrë e grua që kapen me një qingj kontrabandë futen në burg, nëse kapet vetëm njëri, ndëshkohet me gjobë. Ky është kulmi.

Pandeli Majko: Do paguajnë lëkurën e qengjit.

Oerd Bylykbashi: Ore pse duhet të vijmë deri në këtë pikë ku qeveria sa i ankohet relatorja për uljen e dënimit, direkt e ndryshon, tërhiqet menjëherë duke i bërë skonto me dy vjet. Pse? Ose këtu ka një hall të madh dhe nuk na e thotë.

Fatmir Xhafaj: Kur ne e ashpërsojmë dënimin thoni pse e ashpërsoni. Kur ne e ulim ju bërtisni pse e ulim. Ore çfarë doni se kështu e keni bërë dhe ju, sollët 40 nisma ashpërsuese dhe ne ju mbështetëm në atë kohë.

Eduart Halimi: T’ju vijë turp që në këtë kohë krize ju merreni me 44 Jaguarë. Vetëm Gadafi porosiste Volksëagen Feton në kohë krize dhe kur ne i porositëm 5 Feton në atë kohë bëtë naming, na krahasuat me Gedafin.

Fatmir Xhafaj: Po lëre tani, kur i morët ju makinat?

Eduard Halimi: Në fund të mandatit.

Fatmir Xhafaj: Po kështu e bëni punën ju në fund të mandatit, po akuzoni pse i morrëm në mes të mandatit dhe jo në fund si ju.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD dorëzon në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të nënkryetares Leskaj
Shqipëria, votë kundër SHBA-ve në OKB »
Article Logic
Execution time: 0.036884069442749
array(1) { ["section"]=> string(78) "kuponi-tatimor-terhiqet-qeveria-deputete-te-mazhorances-rrezojne-draftin-24125" }