“Kur asnjë nga prokurorët s’e pyet, unë po e pyes një më një”, Braçe publikisht Berishës për 4 të vrarët e 21 janarit

Publikuar tek: politike, më 17:39 20-01-2016 “Kur asnjë nga prokurorët s’e pyet, unë po e pyes një më një”, Braçe publikisht Berishës për 4 të vrarët e 21 janarit

Deputeti socialist Erjon Braçe, vetëm një ditë para 21 janarit, ditës kur u vranë 4 protestues, i kërkon llogari ish kryeministrit Berisha. Braçe e pyet publikisht Berishën lidhur me përgjegjësinë për vrasjet ndërsa thotë se ka gënjyer si tjetërkush.

“Sali Berisha është politikani që ka folur më shumë se kushdo tjetër në media në këto 5 vitet e fundit, deri dje, të martën e fundit para 21 Janarit; Kërkush-edhe dje nuk e ka pyetur drejtperdrejt nëse i qëndron "dëshmisë" së tij për 21 Janarin.

Kurrë në Parlament nuk ka ndodhur që 21 Janari të bjerë në një ditë seancë dhe, kurrë nuk e ka pyetur kush nëse i qëndron apo jo "dëshmisë" së tij”. Deputeti shkruan më tej se Berisha nuk është pyetur në Prokurori apo gjykatë ndaj e pyet vetë.

“Dua ta pyes një më një, së pari, për këtë deklarate (1):

"...theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre (të vrarët) është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës..."

"...kjo do të faktohet shumë thjeshtë, sepse në të gjitha rastet plumbi nxirret, ka qenë aq i dobët sa nuk ka përshkuar dot shtresat. Madje thuhet, por ti shohim, se janë me silenciator. Këto janë të dhënat e deri tanishmë që akuzojne direkt skenaristet..."

"...edhe një herë, plumbat janë në vend dhe është shumë e thjeshtë të gjendet, pasi armët janë të regjistruara të gjitha".

A i qëndron Sali Berisha këtyre deklaratave apo jo?

Ai kish qëndruar gjithë kohën, madje dhe gjatë pushkatimit të katër protestuesve, në zyrën e tij; e dinte fare mire kush i kishte vrarë.

Përse Sali berisha akuzoi opozitën për pushkatimet?”, pyet Braçe ndërsa përmbyll:

“Kur asnjë nga prokurorët s’e pyet, pyetja publikisht do t’i bëhet!!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Hila homazh viktimave të ‘21 janarit’: Kush u nxori në pritë, bën sikur harroi
Kush është kryetari më jetëgjatë i një partie në Shqipëri? Berisha nuk është as afër rekordit… »
Article Logic
Execution time: 0.019878149032593
array(1) { ["section"]=> string(119) "kur-asnje-nga-prokuroret-s-e-pyet-une-po-e-pyes-nje-me-nje-brace-publikisht-berishes-per-4-te-vraret-e-21-janarit-30520" }