Kur deputetët tallen keq me popullin, njëri prej tyre i saboton dhe tregon ç’ndodhi sot nga Komisioni në kafe

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:33 15-11-2016 Kur deputetët tallen keq me popullin, njëri prej tyre i saboton dhe tregon ç’ndodhi sot nga Komisioni në kafe

Me siguri i keni parë shpesh të zihen në foltoren e Kuvendit por ja ku i shohim për të disatën herë deputetët “për shtatë palë qejfe” në kafe.

Genc Ruli i PD-së, Artan Gaçi i PS-së, dhe Eduart Ndocaj i Partisë së Emigracionit Shqiptar shihen teksa konsumojnë kafen pas komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ditën e sotme, ku Ndocaj zbulon se ka ndodhur një gallatë e madhe. Ja pse:

“Sot ka ndodhur një gallatë e madhe, sepse diskutuam thuajse një orë për hekurudhat, për rregulloren dhe për gjobat e ne fund na thanë se s’kemi asnjë tren në qarkullim. U bëmë të gjithë si komision për kafe”, shkruan Ndocaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024304866790771
array(1) { ["section"]=> string(114) "kur-deputetet-tallen-keq-me-popullin-njeri-prej-tyre-i-saboton-dhe-tregon-c-ndodhi-sot-nga-komisioni-ne-kafe-59567" }