Kur fushata të bën ujë në djersë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:04 15-06-2015 Kur fushata të bën ujë në djersë Kryeministri Rama dhe kandidati Leli në Vlorë

Jemi në fushatë elektorale, që nisur edhe nga temperaturat e larta të këtyre ditëve, është bërë më e nxehtë. Kjo është një foto e kryeministrit Rama me kandidatin e së majtës në Vlorë, Dritan Lelin,  gjatë mitingut zhvilluar ditën e djeshme.

Rama dhe Leli siç duket dhe nga fotoja janë bërë ujë në djersë dhe të bësh fushatë duket se s’është dhe aq e lehtë. Takimet në fushata kërkojnë dhe një veshje serioze dhe pavarësisht temperaturave veshja zyrtare është një domosdoshmëri. Rama përpos bluzës mban të veshur edhe një xhaketë e ndërsa Leli është veshur me këmishë  me mëngë të gjata.

Për Ramën, ky ka qenë takimi i tretë brenda një dite dhe i është dashur të mbajë fjalime përpara qindra-mijëra njerëzve dhe kjo kërkon energji, energji që pastaj të bën...ujë në djersë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038321971893311
array(1) { ["section"]=> string(38) "kur-fushata-te-ben-uje-ne-djerse-13654" }