Kur ‘’gurutë’’ e një vajzë të famshme shqiptare janë mësuesit…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:26 07-03-2016 Kur ‘’gurutë’’ e një vajzë të famshme shqiptare janë mësuesit…

Mund të jetë postimi më i ndjerë deri më tani, për sa qarkullon në rrjetet sociale. ‘’Gurutë ‘’  saj janë mësuesit. Njerëzit nga të cilët është frymëzuar dhe frymëzohet nuk janë personazhet që merren me modën, teknologjinë, politikën…thjesht janë Albana, Vera, Mihallaqi. Ata kanë qenë mësuesit e gazetares Kozeta Kurti.

Ja çfarë shkruan ajo:

“Kam 28 vjet qe mburrem me bukurshkrimin tim, te cilin ma mesoi dhe ma shnderroi ne nje "ves" te embel e te kujdesshem nje grua e re, por plot energji, se ciles nuk do t'ja harroj kurre as emrin, as fytyren: mesueses time te klases se pare, Albana Xhelilajt...Ajo besoi tek une per here te pare, ajo me vendosi per here te pare perballe nje auditori, ajo me tha: ne te ardhmen tende nuk do te mungoje kurre mesimdhenia, ajo kembenguli per daljen time te pare ne nje skene, sado modeste...

Edhe pse kam vite qe nuk e ndesh dhe nuk e di ku behet, i puth duart mesueses sime te gjuhes gjuhes shqipe, Vera Shehut! Shqipja e saj nuk me ka lene asnjehere ne balte...Nuk ma ben syri "terr" sa here me duhet te perballem me gjuhen tone, sepse zysh' Vera "t'i ngulte" si me shiringe rregullat e perdorimit korrekt te shqipes.

Une vdes per librat, une e dashuroj letersine artistike, por nuk eshte dashuri qe erdhi nga hici. Une e kam adhuruar profesor Mihallaq Demirin, mesuesin tim kujdestar dhe te letersise ne dy vitet e para te gjimnazit. I jam thellesisht mirenjohese per sugjerimet e titujve, per tonin e bute qe perdorte dhe qe degjohej njesoj si ne banken e pare, ashtu edhe te fundit, per temat e vecanta te hartimit, te cilat te perplasnin gjithkund ne gjithfare fantazish, pa u tmerruar me: "se libri s'e ka 'kshu' ".

Mua me kane dashur mesuesit, edhe une i kam dashur ata, te gjithe! Ua uroj si çdo vit festen, megjithese nje pjese e ish-mesuesve te mi nuk e ushtrojne me profesionin, po ata te lartpermendurit nuk kane qene thjesht mesuesit e mi! Ishin "gurute" e mi!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015245914459229
array(1) { ["section"]=> string(63) "kur-gurute-e-nje-vajze-te-famshme-shqiptare-jane-mesuesit-34442" }