Kur ‘’kaubojsi’’ imponohet, ‘’njerëzit e rëndësishëm’’ foto me të

Publikuar tek: politike, më 08:17 30-11-2015 Kur ‘’kaubojsi’’ imponohet, ‘’njerëzit e rëndësishëm’’ foto me të

Fillimisht kur mbërriti nga Italia në Shqipëri, për t’u futur në Parlament, si deputeti më i ri i Shqipërisë, thuajse shumica e ‘’njerëzve të rëndësishëm’’ ishin duke nënvlerësuar aftësinë dhe atë që mund të bënte deputeti Eduart Ndocaj. Me epitetin deputeti ‘’kaubojs’’, fillimisht ai u prit në aeroport nga gazetarët e ‘’Fiks Fare’’, të cilët i dhanë edhe rrotën dhe e lëvduan për kapelen tipike që mbante, atë të kaubojsit.

Por dalëngadalë, si një e re ekzotike, ai nisi të ftohej në studio televizive, fillimisht te ‘’Opinion’’ e më pas te ‘’Zonë e Lirë’’, ku dy gazetarët Blendi Fevziu dhe Arian Çani nuk mund t’i rezistonin tundimit për të vënë kapelen e tij prej kaubojsi, fituar në Republikën Domenikane, në një ndeshje me gjela.

Por tashmë kaubojsi ‘’e ka shitur’’ kapelen. Ai iu imponua këtyre ‘’njerëzve të rëndësishëm’’ dhe sidomos publikut shqiptar me sinqeritet dhe veprim. Nisi të merrej me çështje të rëndësishme humane. Vizitoi Kristin në Itali, djali që u bë kauzë e News24, televizionit që bëri gjithçka për ta kuruar në Itali, takoi babanë e një emigranti shqiptar të vrarë në Itali, kërkoi heqjen e prefektit të Lezhës, pasi nuk kishte respektuar homazhet për flamurin etj etj.

Pra me një fjalë, Ndocaj nisi të bëhej faktor, aq shumë së edhe pronarët e medieve të rëndësishme në Shqipëri Irfan Hysenbelliu e Aleksandër Frangaj nuk mund t’i rezistonin dot faktit se nuk po kishin ende një foto me ‘’kaubojsin’’.

Dhe ja këto janë fotot e tyre me të, gjatë pritjes në Kryeministri. Mes tyre është edhe ortaku i Frangajt, Samir Mane. Ajo që mungon është kapelja, kushedi si do ngjanin Hysenbelliu, Frangaj dhe Mane si ''kaubojsa''...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makinat, pensionet, bizneset, akcizat, ja sa rriten taksat nga 1 janari
Dekorimet për komunistët, Endri Fuga: Medalja iu dha veteranëve të kategorisë së parë »
Article Logic
Execution time: 0.028965950012207
array(1) { ["section"]=> string(62) "kur-kaubojsi-imponohet-njerezit-e-rendesishem-foto-me-te-26579" }