Kur Kryeministri ynë “tall” bankat…

Publikuar tek: ekonomi, më 09:50 26-05-2015 Kur Kryeministri ynë “tall” bankat… Takimi i djeshem i kryeministrit me drejtues te sistemit bankar dhe fermere

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Bujqësisë Panariti, Ministri i Financave Cani, Ministri i Ekonomisë Ahmetaj, Guvernatori i Bankës Qendrore Sejko, dhe përfaqësuesi iBERZH, z. Kristof Denk, dje në një aktivitet të mbajtur në Tiranë, i vunë para “përgjegjësise” rurale bankat tregtare për të dhënë kredi në ndihmë të skemës së kreditimit të ndërmarrjeve bujqësore. 

Kreu i Qeverisë shqiptare nuk e fshehu aspak shpotinë dhe shakanë cinike në drejtim te sistemit bankar ndërsa prezantoi programin e ri të financimit për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimin rural të vendit.

Duke u  shprehur për prioritetet e qeverisë që ai drejton, që “sektori i bujqësisë të kthehet në një lokomotivë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare”, Kryeministri iu drejtua panelit me fjalët “Ne kemi dhënë shembuj seriozë në këto 18 muaj, dhe synojmë nxitje për bujqësinë duke ofruar mbështetje për sipërmarrësit. Problemi që kanë sot fermerët është se nuk mund ta bëjnë procesin e komunikimit me bankën vetëm, dhe madje nuk mund të përballojnë interesat e larta..”, dhe vazhdoi duke iu drejtuar bankierëve të pranishëm: “Garancinë ndaj jush do ta mbajme ne si qeveri, ndaj nxirrini lekët nga arkat dhe mos i mbani kot..”.

Më tej ndaj disa pyetjeve të bankiereve dhe fermerëve të pranishëm në lidhje me programin e “Fondit Kombëtar të Garancisë në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural”, i prezantuar si skemë treshe, Qeveri-Banka-Fermerë, kryeministri, pasigurinë që shprehën të dyja palët ndaj funksionimit të saj e siguroi jo pa nervozizëm se “besimin që duhet të kishin sipërmarrësit ruralë tek kjo skemë duhet ta mbështesin vetëm te qeveria se sa për bankat..ato vetëm Zot s’kanë..!”.

Në mbyllje të eventit, kur disa përfaqësues të bankave, si kreu i tyre z. Kanakaris shfaqën objeksionet e tyre në formë pyetjesh për këtë financim që duhet të mbështesnin,  kreu i Ekzekutivit iu përgjigj dhe mbylli mbledhjen me fjalët shpotitese se: “mes bankave dhe sipërmarrësve, do të qëndrojë gjithnjë agjencia jonë e financimeve në mënyrë që të gjitha vështirësite që i has një sipërmarrës në fushën e bujqësisë, të neutralizohen dhe të realizohen nga kjo agjenci qeveritare...por le ta mbyllim këtë event sepse bankierët duhet te ikin sa më shpejt nëpër bankat e tyre se duhet të numërojnë fitimit ditore..”.

Lajmet e djeshme nuk i përcollen fare si lajm shpotite, apo batutat e përsëritura të Kryeministrit ndaj sektorit bankar në këtë aktivitet ku promovimi i një prej pikave të tezës themelore të tij “në ndihmë të sektorit bujqësor”, prej kohësh ka rënë në veshin e shurdhër bankar. Sipas të dhënave statistikore s’ka asnjë ndihmë apo lehtësim në këtë drejtim nga bankat e nivelit të dytë, madje edhe në kohën kur fermerët u shkatërruan nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve të fundit.

Bankat vazhdojnë programin e tyre në Shqipëri, ashtu si qeveritë ndërrohen dhe kanë programet e tyre, apo permbytjet natyrore e alternojnë këtë program vit pas viti: një vit në jug e një tjetër në veri.

Ndërkohë, moskreditimi nga ana e bankave i ekonomisë rurale, por jo vetem i saj po kthehet në një problem të rrezikshëm për ecurinë ekonomike të vendit tonë, dhe me sa duket Kryeministri ynë tashmë këtë rrezik e ka kuptuar, por përveç shakasë dhe shpotive nuk ka gje tjetër në dorë.

Sistemi bankar e mban “peng” duke blerë të gjitha letrat me vlerë të qeverisë, e cila mundet të mbahet me para vetëm nga shitja e tyre dhe blerja nga bankat.

Njëri prej fermereve të ftuar në eventin e djeshëm mori mikrofonin dhe filloi të tregojë problemin e madh të “interesave të papërballueshme bankare, të cilat nuk e linin të marrë frymë as edhe një projekt të besueshëm dhe real biznesi”. Të gjithë të ftuarit dëgjuan me kufje përkthimin simultan të këtij fermeri, pavarësisht se dy nga përfaqesuesit e bankave flisnin, dëgjonin dhe operonin në treg nëpërmjet bankave të tyre, në shqip.

Edhe përse sistemi bankar në vendin tonë flet shumë gjuhe si: shqip, greqisht, turqisht apo arabisht, problemet si këto të fermerëve tanë të pafinancuar flasim vetëm shqip.

Kjo, me siguri është arsyeja e papërmbajtur për të “tallur” sistemin bankar në një kohë kur përveç saj, Kryeministri ynë, ka në duar “armë” të cilat mund të të shpotisin shumë më tepër…

Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031736135482788
array(1) { ["section"]=> string(38) "kur-kryeministri-yne-tall-bankat-11973" }