Kur ndërtohej hekurudha Milot-Rrëshen-Klos dhe katandisja në ditët e sotme

Publikuar tek: kulture-art, më 21:49 20-11-2017 Kur ndërtohej hekurudha Milot-Rrëshen-Klos dhe katandisja në ditët e sotme

Nga Aleksandër Ndoja

Ndërtimi dikur i hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos ishte një ndër aksionet më të mëdha të funddiktaturës, ku u përdorën kapitale të pa fundme njerëzore, por edhe teknologjia e kohës, kryesisht ne mjete të rënda transporti dhe gërmimi.

Nga informacionet mjaft të reduktuara që kanë mbërritur deri në kohët e tanishme konfirmohet se në segmentin e parë nga Miloti në Rrëshen, janë ndërtuar 9 ura të mëdha betoni, ndërsa finalizimi i saj deri në Rrëshen u bë me datë 15 tetor 1987.

Pikërisht në këtë ditë u bë edhe inagurimi i saj, me pjesmarrjen e autoriteteve më të larta të pushtetit të kohës. Kjo hekurudhë funksionoi disa vite me radhë, ndërsa tani nuk ka asnjë shenjë që ku ka qënë ndërtuar, përveçse një urë gjigande e mbetur si relike e kohës, në fshatin Tarazh

Por shënimi i sotëm nuk ka të bëjë me hekurudhën si ngjarje, por me një fakt tjetër. Me faktin se si një i huaj, profesor gjerman i quajtur  Jochen Blanken i cili nuk dihet se në çfarë rrethanash ka qënë në muajin qershor të vitit 1987, ka bërë një set fotosh, 12 prej të cilëve po ja përcjellim publikut.

Në atë kohë foto të tilla nuk përbënin ndonjë çudi, por kur shikohen sot të ruajtuara plot 30 vite, me një cilësi mjaft kualitative dhe me ngjyra, kur në atë kohë kjo teknologji ishte shumë e rrallë sepse punohej vetëm në bardhë e zi, përbën disi kuorizitet. Le ti ndjekim në rradhë ashtu siç më kanë ardhur.

Dikur:

Screenshot_42.jpgScreenshot_39.jpg

Screenshot_38.jpg

Screenshot_37.jpg

Screenshot_36.jpg

Sot:

Screenshot_33.jpg

Screenshot_34.jpg

Screenshot_41.jpg

Screenshot_40.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, Alketa Vejsiu e nis “DWM” me një dedikim të veçantë për mjeshtrin
Turpi me 3 mijë lekëshin që i kërkonin për të hyrë në teatër, shfaqet DIVA Tinka Kurti »
Article Logic
Execution time: 0.060977220535278
array(1) { ["section"]=> string(81) "kur-ndertohej-hekurudha-milot-rreshen-klos-dhe-katandisja-ne-ditet-e-sotme-100288" }