Kur nisën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të? Historiani Koçi zbulon momentin e parë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:47 13-01-2016 Kur nisën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të? Historiani Koçi zbulon momentin e parë

Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht në 24 vitet e fundit kanë qenë shumë të mira, kjo referuar diplomatëve shqiptarë, por një pyetje e thjeshtë është: kur kanë nisur?

Historiani Dorian Koçi sjell dokumentin e momentit të parë të nisjes së marrëdhënieve diplomatike, pikërisht në 1819, kur dy personalitete amerikanë Everett dhe Lyman vizituan Ali Pashë Tepelenën.

Kur janë përpjekjet e para institucionle të shqiptarëve për të vendosur marrëdhënie diplomatike me SHBA?

Në foto janë Edward Everett dhe Theodore Lyman, dy personalitete të rëndësishme të jetës kulturore dhe politike të SHBA në shekullin e XIX-të.

Everett ishte filohelen, studiues i antikitetit dhe më vonë u zgjodh governator i Massachusetts, ndërsa Lyman u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bostonit.

Në vitin 1819 ata vizituan Ali Pasha Tepelenën, në Janinë dhe Lyman që mbante një ditar, të cilin e botoi në 1820 në "North American Review", e përshkruan këtë të fundit me fjalë shumë të mira dhe e quan "Madhëri".

Ali Pasha Tepelena i kërkoi Everett të ndërmjetësonte me qeverinë amerikane për të hapur një konsullatë amerikane në Janinë.

Tre vjet më vonë Ali Pasha Tepelena do të vritej dhe nuk dihet nëse Everett filloi traktativat për të negociuar për hapjen e konsullatës, por ajo gjë që është e rëndësishme është vizioni i Ali Pasha Tepelenës për diplomacinë dhe politikën e jashtme, që ndiqte për të promovuar ambiciet e tij, për një shtet te pavarur.

Në këtë strategji bënte pjesë edhe shfrytëzimi i imazhit të antikitetit të territoreve që qeveriste për të përfituar kapital politik dhe influencë në rajon.

Ç’do të sillte implikimi diplomatik amerikan në rajon?

Për këtë gjë nuk mund të spekullojmë në tym, por nëse shikojmë se ç'ndodhi më vonë me misionin protestant të vendosur në Korçë në fund të shekullit të XIX , mision i cili ndihmoi shumë në përhapjen e gjuhës shqipe por edhe në sigurimin e Korçës brenda kufijve të shtetit shqiptar, mund të mendojmë se një konsullatë amerikane në Janinë mund të kishte qenë një faktor mbështetës për popullsinë shqiptare të Epirit”, thotë Koçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ”10 gjërat që duhet të dini për Shqipërinë”, mediat angleze ia servirin botës në 70 vjetorin e Republikës
Shpallen fitueset “Gruaja e Vitit 2015” »
Article Logic
Execution time: 0.022052049636841
array(1) { ["section"]=> string(104) "kur-nisen-marredheniet-diplomatike-te-shqiperise-me-shba-te-historiani-koci-zbulon-momentin-e-pare-29887" }