Kur nisin punimet për “Rrugën e Arbrit” dhe tarifa për makinat

Publikuar tek: ekonomi, më 12:08 13-04-2017 Kur nisin punimet për “Rrugën e Arbrit” dhe tarifa për makinat

Pas një peridhe të gjatë që është pezulluar, ndërtimit i rrugës së Arbrit do të fillojë këtë vit. Lajmin e bën të ditur qeveria aktuale pas vendimit që ka marrë.

Së shpejti do hapet tenderi për këtë vepër publike, por qeveria i ka dhënë 10 pikë bonus kompanisë shqiptare “Gjoka Construcion” e cila është vetofruar për të ndërtuar këtë rrugë.

Kompania “Gjoka Konstruksion” në ofertën e saj të pa kërkuar për ndërtimin e rrugës Arbirt brenda 46 muajsh ka propozuar dhe aplikimin e një tarife mesatare prej 4 eurosh për makinë. Propozon që të ardhurat e kësaj tarife të ndahen me qeverinë në nivel 50%.

Sipas ofertës së kompnisë Gjoka, rruga do të kushtojë 33. 6 miliard leke dhe ndërtimi do të zgjasë 46 muaj. Por pjesë e finacimit të kësaj rruge do të jetë edhe buxheti i shtetit me afro 60 milion euro, ndërsa pjesa tjetër do të jetë investim i kompanisë.

Por kjo rrugë do të jetë pjesë e projektit që ka shpallur qeveria “One Billion Project” , që do të thotë qeveria do të shlyejë kompaninë për detyrimet që rrjedhin me këste, të shtrirë në vite.

Në këtë mënyrë, qeveria i ka hapur rrugën nisjes së procedurave për të konkretizuar një projekt të shumë premtuar nga qeveritë në vite.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067088603973389
array(1) { ["section"]=> string(66) "kur-nisin-punimet-per-rrugen-e-arbrit-dhe-tarifa-per-makinat-75038" }