Kur pashë ty Gerta sot u binda pse SHQIPËRIA NUK BËHET!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:22 01-10-2017 Kur pashë ty Gerta sot u binda pse SHQIPËRIA NUK BËHET!

Nga Ardi Stefa

U bëmë sot spektatorë të një shfaqjeje tepër të shëmtuar në parlamentin tonë. Të inskenuar e shkruar shumë keq. Të interpretuar po aq keq nga një femër, e cila është viktimë, pavarësisht se mund të kërkojë të marrë edhe Oscar për aktrim.

Çfarë tha që mediat dhe gjithë rrjetet sociale ranë përmbys e u përgjëruan nga mirditorja që qante?
Asgjë të re!
Si e tha? Në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Iu lut e iu përgjërua atyre, të cilët faktikisht janë fajtorët e përgjegjësit për gjendjen, në të cilën gjendet jo vetëm fshati i mirditores dhe i Kristinës që lante bidonat e Coca- colës dhe shiste lakrat e preshin, por e gjithë Shqipëria!
Iu përgjërua atyre, të cilët as preken, e as ua ndjen për mijërat e shqiptarëve të varfër e të papunë, të paarsimuar apo arsimuar keq, të pangrënë apo ushqyer keq. 
Iu përgjërua e iu lut atyre që çdo ditë tallen me miliona shqiptarë nga Parlamenti- tempulli i TURPIT, që u sjellin plehrat e i dëbojnë të rinjtë shqiptarë rrugëve të botës.
Jo se tha ndonjë gjë që nuk qëndronte mirditorja...
Kërkoi minimumin: rrugë dhe ujë.
Minimumin. Sot në shekullin XXI. E turpshme, por e vërtetë. Sepse kur s’ke as ujë, dritë e rrugë, nuk ke as dinjitet, as personalitet!
Por!...
Në një vend demokratik, apo që aspiron për të qenë demokratik, viktima nuk i lutet kanibalit të modernizohet, ta hajë jo me duar, por me pirunj.
E tillë edhe ajo femër mirditore, që dua të besoj që është e respektuar! 
U bë pjesë e një loje të ndyrë pushtetare dhe e kazanit mediatik...
Zgjodhi rrugën e gabuar, mënyrën e gabuar.
Iu lut dhe “përloti” kanibalët e shqiptarëve.
Ata, që me sytë me “lot”, sapo zbriti e ftuara që po i denonconte nga foltorja, hipër në Porschet, apo Bentley-te tyre dhe shkuan të hanin darkën në restorantet luksoze. Dhe me ndonjë gotë shampanjë çuan poshtë “helmet”, me të cilat i potisi mirditorja...
Por... Në një vend që pretendon të jetojë demokracinë, kur një qeveri nuk dëgjon e respekton popullin dhe qytetarët e vet, populli nuk i lutet.
Ngrihet e i rrëzon...

p.s: në foto mirditorja bën selfie pas fjalimit me Peleshin...
Legjislacionin tjetër mirditorja do jetë deputete...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032422065734863
array(1) { ["section"]=> string(60) "kur-pashe-ty-gerta-sot-u-binda-pse-shqiperia-nuk-behet-94319" }