Kur selfie bëhen ekstreme! Kritikohet futbollisti i Inter, Mauro Icardi

Publikuar tek: sport, më 17:03 19-01-2015 Kur selfie bëhen ekstreme! Kritikohet futbollisti i Inter, Mauro Icardi

Moda e autoportreteve përmes shkrepjeve të fotove me celularë që është pagëzuar me emrin ndërkombëtar “selfie”, po kalon gjithmonë e më shumë kufijtë e privatësisë, dhe shembull I gjallë për këtë është Mauro Icardi.

Futbollisti i skuadrës së Interit, në ditën që lindi vajza Francesca nga marrëdhënia me gruan e tij Ëanda Nara, ka menduar të “qerasë” tifozët dhe ndjekësit në rrjetet sociale, me një foto direct nga salla e lindjes. Maurito ka shprehur gëzimin për lindjen e vajzës dhe për shëndetin e mirë të foshnjes dhe nënës, por nuk kanë munguar dhe ofendimet e njerëzve.

Këta të fundit e kanë akuzuar futbollistin se e ka kaluar limitin, duke mos mbajtur për vete gjërat intime si kjo foto. Në pamje shihet modelja Ëanda Nara me vajzën e sapolindur, dhe sulmuesi gati me telefon “të zgjuar” në dorë. Zgjedhja e tij për të publikuar foton botërorisht, është kritikuar nga mijëra njerëz. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi e ‘tepron’ me shqiptarizmin, tani do pasaportën me shqiponjë
Sebastian Giovinco emigron në Toronto, bëhet futbollisti italian më i paguar »
Article Logic
Execution time: 0.024474143981934
array(1) { ["section"]=> string(73) "kur-selfie-behen-ekstreme-kritikohet-futbollisti-i-inter-mauro-icardi-958" }