‘Kur t’ju bjerë puna mos më kërkoni’, këngëtari i njohur nxehet me klubet e natës: Do vijë sërish koha jonë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:49 09-11-2018 ‘Kur t’ju bjerë puna mos më kërkoni’, këngëtari i njohur nxehet me klubet e natës: Do vijë sërish koha jonë

Vitet e fundit trendet muzikore kanë ndryshuar. Shumica e këngëtarëve të rinj sot korrin sukses për shkak të klipeve ekstravagante. Ndërsa duket se këngëtarët po kapin majat sot për shkak të vëmendjes që u kushtojnë klubet e natës.

Mirëpo, ky trend duket se ka lënë pas këngëtarët me eksperiencë të gjatë të muzikë. Lidhur me këtë tërheq vëmendjen edhe këngëtari mjaft i dashur për publikun shqiptar Labinot Tahiri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Tahiri shprehet se ndonëse nuk preferohen nga klubet as sa të rinjtë me bindje të plotë thekson se koha e tyre do të rikthehet sërish.

“Ato vende apo diskoteka që kanë vendos mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! Le t’a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervura që mund të janë mbi 50 prej tyre. Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla; a ban me e ba një mramje……

Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve; 1950, 70, 80! Që kushtojnë shumë shtrejtë Pra shihemi nëpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku jane shqiptarët,”-, shkruan këngëtari.

Labinot-Tahiri-650x358.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Po plaket’, Lorik Cana uron bashkëshorten për ditëlindje (FOTO)
Brenda shtëpisë së Taulant Xhakës, futbollisti publikon pamjet »
Article Logic
Execution time: 0.031348943710327
array(1) { ["section"]=> string(110) "kur-t-ju-bjere-puna-mos-me-kerkoni-kengetari-i-njohur-nxehet-me-klubet-e-nates-do-vije-serish-koha-jone-140884" }