“Kur të jesh mërzitur shumë...” poezia e Dritëroit për Sadijen që u kthye në këngë e himn jete

Publikuar tek: kulture-art, më 16:44 03-02-2017 “Kur të jesh mërzitur shumë...” poezia e Dritëroit për Sadijen që u kthye në këngë e himn jete

“Kur të jesh mërzitur shumë...” është poezia e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli që vite më parë ia dedikoi bashkëshortes së tij, Sadije.

Kjo poezi u kthye në këngë e himn jete për të gjithë dhe ky është pikërisht momenti për ta lexuar, sepse Dritëroi s’është më. Shkrimtari u nda nga jeta para pak minutash në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas një sëmundje në mushkëri.

"Këtu s'do jem do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjerët
Ne kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamerierët

Dhe neper udhët ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë


Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do me kesh në dhomë të gjalle
Dhe kur ne xham të fryjë erë
Do qash me erën dalëngadalë

Por kur te jesh mërzitur shume
Ne raft te librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe un do te zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrekeje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fjalët e fundit të Dritëroit të madh thënë në poezi: S’dua të redaktoj jetën time (E PLOTË)
Humbja e Dritëro Agollit, flasin miq, shkrimtarë, akademikë dhe historianë: Dhimbje e madhe për kombin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816
array(1) { ["section"]=> string(95) "kur-te-jesh-merzitur-shume-poezia-e-driteroit-per-sadijen-qe-u-kthye-ne-kenge-e-himn-jete-67631" }