Kurajo e tepërt e Edi Ramës: Donald Trump, fatkeqësi për SHBA

Publikuar tek: politike, më 23:35 24-03-2016 Kurajo e tepërt e Edi Ramës: Donald Trump, fatkeqësi për SHBA

“Fatkeqësi për Amerikën”, kështu e ka konsideruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjedhjen e mundshme të Donald Trump si kandidat i republikanëve dhe më pas President të SHBA-së.

Deklarata e Ramës është bërë në emisionin “Zululand” në Tema Tv, ku ai ka folur gjërësisht për rrezikun e terrorizimit dhe krizën me të cilën po përballet Europa. Rama kritikoi hapur deklaratat e Trump për myslimanët, duke e konsideruar injorant.

“Islamofobia është produkt i  një injorance shumë të madhe që ushqehet nga faktet tronditëse. Nëse ndodh ajo gjë në Paris, është shumë e lehtë që të implikosh plot njerëz injorantë në këtë aspekt duke thënë që ja këta janë myslimanët. Prandaj ne duhet të pajisemi me disa argumenta, me një njohje të feve, me një njohje bazike të islamit, për të shmangur këtë. Unë besoj që edhe fenomeni i Donald Trump në Amerikë, është shprehje e kësaj injorance. Mjafton të dali një kandidat që i thotë vetes antipolitik të thotë që unë jam kundër myslimanëve dhe krijonë një konsensus shumë të gjërë që vjen nga injoranca. Dhe kjo injorancë ushqyen jo vetëm radikalizmin mysliman, por edhe atë Europian”, u shpreh Rama.

Gazetari Mustafa Nano pyeti kryeministrin shqiptar nëse deklarata e tij rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të në të ardhmen, pasi shanset e Trump që të zgjidhet President janë reale, por Rama këmbënguli duke thënë se: “Unë nuk besoj se është pa risk, besoj se risku është aty. Është risku i fashizmit që sjell racizmin, urrejtjen ndaj tjetrit dhe veprime të pakontrolluara. Nëse bëhet (president Donald Trump) fatkeqësi e amerikanëve dhe jo fatkeqësi e imja”.  Ndërsa fjalën e mbylli me një batutë: “Nuk ka problem se tipa si ai (Donald Trump) i kalojnë këto gjëra të vogla”.

Ndonëse deklaratat e Trump në shumë raste janë të dënueshme, është e pazakontë që një drejtues shteti, dhe aq më pak nga Shqipëria, të përfshihet publikisht në një proces elektoral të një shteti tjetër. Dhe meqë Rama është kaq i bindur se Trump nuk do të jetë President i ri i SHBA-së, ne shqiptarëve nuk na mbetet vetëm se të shpresojmë te parashikimi i kryeministrit tonë, pasi këto deklarata edhe mund t’i bien në vesh në të ardhmen Presidentit (të mundshëm) Donald Trump.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani: Kushtetuesja nuk mund të rrëzojë “pronat”. Nishani: Presion i paprecedent
Malaj përkrah Ramën për mandatin e kreut të PS: Referendumi u legjitimua në Kongres »
Article Logic
Execution time: 0.0050220489501953
array(1) { ["section"]=> string(65) "kurajo-e-tepert-e-edi-rames-donald-trump-fatkeqesi-per-shba-35945" }