Kurani më i vjetër në botë, mund të jetë edhe më i vjetër se Profeti Muhamed

Publikuar tek: kulture-art, më 14:10 31-08-2015 Kurani më i vjetër në botë, mund të jetë edhe më i vjetër se Profeti Muhamed Kurani më i vjtër në botë, i gjetur në Birmingam

Disa fragmente të Kuranit të zbuluara muajin e fundit të Birmingam të Anglisë, që i përkasin Librit të Shenjtë të Kuranit më të vjetër në botë, mund të jenë edhe më të vjetra se vetë Profeti Muhamed.

Shkencëtarët kanë kryer datimin e tyre me karbon duke thënë se faqet mund të jenë 1,448 dhe 1,371 vite të vjetra, duke i çuar ato midis viteve 568 dhe 654 pas erës së re. Libri besohet se është shkruar në këtë periudhë ndërsa datat e dhëna për Profetin Muhamed janë midis viteve 570 dhe 632, çka sipas disa historianëve e bën atë më të vjetër se Profeti që themeloi Islamin.

Këto pretendime janë refuzuar nga dijetarët myslimanë të cilët shprehen se libri është shkruar nga dikush që e njihte Profetin Muhamed.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet ish-deputetja me tragjedi, Luiza Xhuvani do luajë në skenë ‘’Hamleti’’-in
Vritet në mënyrë misterioze pianistja me famë botërore, e lindur në Rusi por me pasaportë norvegjeze »
Article Logic
Execution time: 0.032561063766479
array(1) { ["section"]=> string(81) "kurani-me-i-vjeter-ne-bote-mund-te-jete-edhe-me-i-vjeter-se-profeti-muhamed-19590" }