Kurbini mbetet pa kandidat të djathtë. Reagon Altin Biba: Askush s’më mban dot në garë me zor

Publikuar tek: politike, më 14:40 05-06-2015 Kurbini mbetet pa kandidat të djathtë. Reagon Altin Biba: Askush s’më mban dot në garë me zor Altin Biba

Mesa duket Kurbini do të shkojë në këto zgjedhje vendore me një kandidat pasi kandidati i djathtë Altin biba refuzon të qënrojë në garë. Në një reagim për news24 ai ka thënë se asnjë ligj nuk mund ta detyrojë atë të vazhdojë të jetë kandidati i së djathtës dhe thekson se dorëheqja e tij është e parevokueshme.

Kujtojmë se Altin Biba ishte kandidati i parë i cili u regjistrua nga rradhët e PD për Kurbini por më pas ai dha dorëheqjen. Pas dorëheqjes së Bibës, PD propozoi emrin e Ilir Pjetrajt si kandidat zëvendësues por një gjë e tillë u hodh poshtë nga KQZ.

Edhe Kolegji Zgjedhor  në mbledhjen e tij la në fuqi vendimin e KQZ-së për kandidatin e Kurbinit, duke njohur si të tillë emrin e Altin Bibës, pavarësisht ankimimit të vendimit nga ana e PD-së. Në kushtet kur Biba  nuk pranon asesi që të garojë, kurbini shkon në zgjedhje vetëm me një kandidat që është Artur Bardhi  i ASHE.

Megjithatë pritet që PD të dalë në një konferencë për shtyp pas gjithë kësaj, për të sqaruar edhe njëherë pretendimet për kandidatin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka: Pushteti ka lëshuar lukunitë për të ndryshuar vullnetin e popullit
Tensione në Pukë, pas kërcënimit ditën e djeshme, sot përplasen militantët »
Article Logic
Execution time: 0.011821031570435
array(1) { ["section"]=> string(97) "kurbini-mbetet-pa-kandidat-te-djathte-reagon-altin-biba-askush-s-me-mban-dot-ne-gare-me-zor-12770" }