Kurbini me 1 kandidat/ PD ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 11:38 22-05-2015 Kurbini me 1 kandidat/ PD ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka dërguar në Kolegj Zgjedhor vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për Kurbinin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për çregjistrimin e kandidatit të PD në Kurbin, Ilir Pjetraj me arsyetimin se ishte regjistruar jashtë fateve kohore.

Në bazë të këtij vendimi, Artur Bardhi i PS do të jetë kandidati i vetëm në bashkinë e Kurbinit, pasi as emri i Altin  Bibës i dorëhequr më parë dhe as emri i Pjetrajt  nuk do të jenë në fletën e votimit më 21 qershor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj nis aksionin: Të eleminojmë mushkonjat nga Tirana
Greqia kundërshton zgjedhjen e Shpëtim Idrizit:Me të kaluar të urryer naziste, nuk nxit fqinjësinë e mirë »