“Kush e vrau Arditin?”, pyetja në murin e bashkisë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:33 11-10-2016 “Kush e vrau Arditin?”, pyetja në murin e bashkisë

Në godinën e Bashkisë së Tiranës, mbrëmjen e djeshme është shfaqur një grafit kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në mur është shkruajtur një pyetje: “Kush e vrau Arditin?”

Pyetja bëhet për Ardit Gjoklajn, 17 vjeç, që humbi jetën pak muaj më parë në landfillin e Sharrës, ku ai ishte punësuar jashtë çdo rregulli, ndërsa askush deri më tani nuk mban përgjegjësi për këtë vdekje.

Nisma Thurje që ka publikuar foton shkruan: “Dje u mbyll një emision (Publicus) sepse guxoi të investigonte për t’ju përgjigjur kësaj pyetje. Përpara një muaji një gazetare, (Alida Tota) drejtuese lajmesh, u pushua nga puna sepse guxoi të investigojë për t’ju përgjigjur kësaj pyetje. Kush e vrau Arditin?”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama në stadium, por ka veshur një bluzë sportive që nuk ka flamurin shqiptar
Luana Vjollca kapet mat në Amsterdam, "shopping" me të dashurin biznesmen »
Article Logic
Execution time: 0.018599987030029
array(1) { ["section"]=> string(52) "kush-e-vrau-arditin-pyetja-ne-murin-e-bashkise-55756" }