Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç ku makina përplasi një kalimtare e si pasojë kjo e fundit gjeti vdekjen.
Policia bën me dije se kalimtarja që ka humbur jetën është Davida Doda, 23 vjeçe.
Ngjarja ndodhi te mbikalimi i Laçit pranë fshatit Gjorm.
Drejtuesi i mjetit me targa 01-959 KF shtetasi G.S 30 vjeç që shkaktoi përplasjen fatale të 23-vjeçares është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.